Sopoti bojkoton Kupën, Teuta kualifikim në ekstrem

606
Nga Agron KAJA
KUPA E SHQIPËRISË/ U luajtën dje ndeshjet e dyta të turit të parë kualifikues, në Lushnje vendosën penalltitë
Dje u luajtën 13, nga 16 ndeshjet e turit të parë kualifikues të Kupës së Shqipërisë. Kamza-Iliria luhet sot, ndërsa Mamurrasi-Skënderbeu ende nuk është përcaktuar, ndërsa në takimet e tjera, rezultatet duket se erdhën në logjikën e përfaqësimit të skuadrave, ku kanë fituar më shumë skuadrat e Kategorisë Superiore. Në këtë kuptim, ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë janë mbyllur pa surpriza, dhe ja se si janë zhvilluar ato në të dy grupet: A dhe B.
Në Grupin A, të mëdhatë kualifikohen pa probleme
Duke ju referuar takimit të para luajtur para dy javësh, Kukësi që ishte mundur përballë Egnatias, e ndoshta pritej ndonjë befasi. Por, Kampionët e Kategorisë Superiore kanë fituar lehtësisht 4-0, duke dominuar ndeshjen, duke kaluar në turin tjetër. Po me të njëjtat shifra ka fituar edhe Vllaznia ndaj Kastriotit, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola 0-0. Në takimin mes Tiranës e Besës, Ngoo i ka zgjidhur problemet e bardhebluve, me dy gola që në minuta e para të ndeshjes, ndërsa në këtë grup, Teuta ka vuajtur disi për të marrë kualifikimin ndaj tërbunit të Pukës. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, durrsakëve u duhej të përmbysnin rezultatin në fushën e tyre, dhe ja kanë arritur me shifrat 2-0, por gjithçka ka ndodhur vetëm në 10 minutat e fundit. Deri në minutën e 83-të kur Lena shënoi me penallti golin e dytë, Tërbuni mendohej i kualifikuar. Në këtë grup, ende nuk është përcaktuar ndeshja e kthimit Mamurrasi-Skënderbeu, në ndeshjen e parë korçarët kanë fituar thellë 8-0.
Në Grupi B, “shpërthen” Partizani dhe vuan Lushnja
Në ndeshjet e Grupit B nuk ka pasur surpriza, për sa i përket kualifikimit të skuadrave elitare që luajnë në Kategorinë Superiore. Veçohet Partizani, i cili shpartalloi Naftëtarin me rezultatin 7-0, në ndeshjen që u luajt dje në Kompleksin Sportiv të Kamzës. Por në këtë grup, edhe Luftëtari me Flamurtarin nuk e diskutuan kualifikimin e tyre në turin tjetër. Gjirokastritët fituan pastër 3-0 me Elbasanin, ndërsa vlonjatët mundën Dinamon 4-1. Ky grup bëri edhe të veçantën e ndeshjeve të kthimit në turin e parë, ku ndeshja mes Lushnjës dhe Apolonisë është zgjidhur nga penalltitë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, sikundër edhe ndeshja e parë, e për këtë u luajtën minutat shtesë që nuk sollën ndryshim, Kualifikimi i lushnjarëve erdhi nga penalltitë, ndërsa në takimet e tjera, Korabi u eliminua nga Turbina, dhe Shkumbini nga Pogradeci. Në takimin Bylis-Tomori 1-2, fitorja nuk i mjaftoi beratasve për tu kualifikuar, sepse ndeshjen e parë e humbën në tavolinë me rezultatin 0-3. 
Grupi B bëri edhe të veçantën e ndeshjeve të kthimit në turin e parë, ku ndeshja mes Lushnjës dhe Apolonisë është zgjidhur nga penalltitë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, sikundër edhe ndeshja e parë, e për këtë u luajtën minutat shtesë që nuk sollën ndryshim, Kualifikimi i lushnjarëve erdhi nga penalltitë
KUPA E SHQIPËRISË
Grupi A/ Turi i parë
Takimet e kthimit
Dje, 27 shtator 2017 
Kukësi-Egnatia 4-0
(Kualifikohet Kukësi 4:1)
Teuta-Tërbuni 2-0 
(Kualifikohet Teuta 2:1)
Vllaznia-Kastrioti 4-0
(Kualifikohet Vllaznia 4:0)
Tirana-Besa 2-0 
(Kualifikohet Tirana 4:1)
Besëlidhja-Shënkolli 1-0
(Kualifikohet Besëlidhja 3:0 )
Erzeni-Burreli 1-0
(Kualifikohet Erzeni 2:2)
Sot, 28 shtator 2017 
Kamza-Iliria 13:00
(Takimi i parë 2-0)
Grupi B/ Turi i parë
Takimet e kthimit
Dje, 27 shtator 2017 
Partizani-Naftëtari 7-0 
(Kualifikohet Partizani 13:2 )
Luftëtari-Elbasani 3-0 
(Kualifikohet Luftëtari 6:0)
Laçi-Sopoti ? 
Sopoti nuk u paraqit
(Kualifikohet Laçi)
Korabi-Turbina 1-1 
(Kualifikohet Turbina 3:4)
Lushnja-Apolonia 1-1 
(Kualifikohet Lushnja p)
Bylis-Tomori 1-1
(Kualifikohet Bylis 4:1 )
Pogradeci-Shkumbini 1-1 
(Kualifikohet Pogradeci 3:1)
Flamurtari-Dinamo 4-1 
(Kualifikohet Flamurtari 6:1)
Turi i dytë 1/8
Grupi A/ Takimi parë
Datë 18 tetor 2017 
(1)Erzeni-Kukësi
(2)Besëlidhja/ Sk.-Mamurr.
(3)Kamza-Iliria/ Teuta
(4)Tirana-Vllaznia
Takimet e kthimit
Datë 1 nëntor 2017 
Grupi B/ Takimi i parë
Datë 18 tetor 2017 
(5)Pogradeci-Partizani
(6)Bylis-Luftëtari
(7)Lushnja-Laçi
(8)Turbina-Flamurtari
Takimet e kthimit
Datë 1 nëntor 2017 
Turi i tretë
Takimet e para
Datë 31 janar 2018 
Fituesi 4-Fituesi 1
Fituesi 3-Fituesi 2
Fituesi 8-Fituesi 5
Fituesi 7-Fituesi 6
Ndeshjet e kthimit
Datë 14 shkurt 2018
Sigal