Solskjaer zbulon arsyen se pse United nuk bleu asnjë sulmues

567
Sigal

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar arsyet e vendimit për të mos zëvendësuar largimin e Romelu Lukakut, i cili i është bashkuar Interit për shifrën e 80 milionë eurove. Bomberi belg shënoi 28 gola në 66 ndeshje në Premier League me Djajtë e Kuq, por strategu norvegjez nuk e ndjen aspak largimin e tij.

“Sigurisht që Lukaku kishte një rekord të mirë dhe statistika, është një nga numrat 9 më të mirë kur vendos që të luash për të. Por unë kam besim se Anthony Martial, Rashford dhe Dan James do të shënojnë shumë dhe do të krijojnë. Jesse Lingard mund të jap më shumë. Do të kemi një vendosje të ndryshme të fazës së sulmit këtë sezon.

Ishte koha që Lukaku të largohej dhe mendoj se ishte një marrëveshje e mirë. Ai ishte shumë i lumtur dhe mendoj se të dyja klubet mbetën të kënaur. Në fazën përgatitore Romelu ishte i dëmtuar dhe nuk ishte pjesë e ekipit tonë, por shpresoj që të ketë një nisje të mbarë me Interin. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me të, ishte i hapur dhe i sinqertë”, deklaroi Solskjaer.