Solskjaer i mahnitur nga Xhaka: Duhet të jetë brazilian

436
Sigal

Manchester United u mund mbrëmjen e djeshme nga Arsenali, ndërsa shija e humbjes së parë është me të vërtetë e hidhur për Ole Gunar Solskjaerin.

Tekniku norvegjez ka folur pas ndeshjes duke deklaruar se ka ndikuar lodhja e të mërkurës ndaj PSG-së.

në fund nuk mund të mungonte edhe një koment për Granit Xhakën i cili shënoi edhe golin e par% të ndeshjes.

Ai u shpreh:

E nisëm ngadalë, ndoshta prej lodhjes së të mërkurës, por krijuam raste. Por pasi ata shënuan golin e parë, u bë një tjetër ndeshje. Ne krijuam më shumë shanse sesa kur i mundëm në kupë. Ndonjëherë ndodhë, goditëm dy herë shtyllën dhe patëm 5 raste të mira. Nuk merituam të humbnim.
Xhaka? De Gea është i zhgënjyer sa herë pëson një gol. Topi lëvizi shumë çuditshëm, sepse u duk se do të shkonte në të majtë të David dhe pastaj ndryshoi drejtim. Granit Xhaka duhet të jetë një brazilian, pasi mënyra sesi e gjuajti topin dhe ndryshimi i drejtimit, ishte vërtet e mrekullueshme. Ishte goditja e para e tyre në pjesën e parë”.