Sokol Kushta: Kombëtarja jonë tani ka prestigjin e të madhit, De Biazi e Duka, lojtarët kanë meritën

450
Legjenda e Futbollit shqiptar, Sokol Kushta në intervistën eksluzive për gazetën “Telegraf”, skanon Kombëtaren tonë të Futbollit dhe evidenton ata që e rritën Kombëtaren, ku sot imazhi i saj në Europë e në Botë, është një skuadër e madhe: De Biazi, lojtarët, me një profesionalizëm e mendim kapitalist, por edhe Armando Duka, i cili me luftën e tij, në KAS i dha një prestigj e dinjitet FSHF, aq sa tani të gjithë duan të luajnë me kombëtaren tonë. Kushta shprehet optimist për kualifikimin, por thekson se e ardhmja e Kombëtares është e ndritur, pasi edhe prurjet janë më të mëdha nga futbollistë që mësojnë e luajnë në emigracion. 
-Zoti Kushta, barazimi i Kombëtares edhe ne Danimarke, renditja e saj, çfarë domethënie ka, veç rezultatit sportiv?
– Ka shumë veçori kjo. E para, kemi mundur një ekip dinjitoz.se barazimi është si fitore. Ne jemi ne një ngritje te madhe. Jakup, unë mund te them se kjo është rezultat i një pune shumë të mirë të trajnerit. Ai është ideatori. Rinovuesi dhe montuesi i këtij ekipi. Dhe frytet ne po i shikojmë çdo ndeshje, është një fitore ajo e djeshmja, se danezet janë nga më të fortët fizikisht dhe teknikisht. Nuk vihet asnjëherë në diskutim, kur ne kemi rezultate imazhi, siç po ngrihet futbolli ynë, jemi nga mediet, në fokusin e gjërave pozitive në Evropë dhe në botë. Rezultati dhe imazhi në futboll udhëtojnë paralel. Imazhi vjen në saj të rezultateve. 
– Sipas jush, zoti Kushta, cilët kanë ndikuar në këtë rritje cilësore të futbollit shqiptar?
– Për mua, në radhë ta parë është trajneri, De Biazi, me politikat e tij, me grumbullimin e elementëve pozitive të shpërndarë në Evropë dhe iniciativa, ose guximi i tij për të futur ata lojtarë të rinj që ne po i shikojmë, ose rinovimet, se ato duan edhe një cikë guxim. Domethënë, fillimi i një lëvizjeje në një ekip janë gjithmonë nga trajneri, ose nga guximi i tij. Unë them që De Biazi ia ka arritur shumë mirë kësaj. Veç kësaj, ndikojnë edhe montimi, taktikat, teknikat , të gjitha këto në arritjen e të gjitha sukseseve. Një ekip përbëhet nga elementi dhe nga montimi i këtij elementi. Përzgjedhja e lojtarëve dhe guximi dhe guximi i De Biazit e bëjnë atë të dallohet nga trajnerët e tjerë. 
– Kë do të veçonit ju nga futbollistët e tanishëm? 
– Po ta shikosh si grup, të paktën për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, unë mund të veçoj vetëm Berishën, kurse gjëja pozitive e ekipit tonë është një grup i mirë dhe i organizuar si duhet. Nuk mund të veçoj se nuk ka një që mund ta veçoj nga të tjerët. Ai është i gjithi grup shumë i mirë. 
-Është surprizë ky stad i arritur i kombëtares tonë?
– Po të vësh re zhvillimet e kombëtares tonë nuk janë surprizë, pasi ngritja graduale e tyre erdhi shkallë shkallë dhe jo menjëherë, dhe unë jam shprehur pozitiv duke pasur parasysh rinovimet që po bënte De Biazi. Ekipi ka gjithnjë nevojë për rifreskim, për riorganizim, por është aftësia e një trajneri të marri guxim të heq një lider që nuk është në formë, se po ta vësh re, zëvendësimi mund të bëhet gradualisht. Mavra mungoi, por nuk u bë nami. De Biazi nuk u vu në alarm, ai e zëvendësoi dhe doli pozitiv. Kjo e përbën atë që them unë ka ardhur shkallë-shkallë, dhe nuk erdhi vetëm për një moment. Këtë e vërteton fakti që nga vend i tetëdhjetë e ca kemi zbritur në vendin e 22-të. Kjo vjen duke mbledhur rezultate pozitive.
– A luan futboll modern dhe bashkëkohor kombëtarja jonë?
Ka vetëm pak vite që unë e shikoj kombëtaren tonë të barabartë me ekipet e botës, qoftë me Portugalinë apo Danimarkën. Ajo që shikoj unë është fakti që ekipet që po luajnë me ne po djersijnë dhe po vuajnë. Gjithashtu, shikoj se ekipi ynë po luan në një mënyrë të lehtë dhe të lirshme. Po t’i vësh re 20 minutat e fundit të ndeshjes me Danimarkën, ekipi ishte nën trysni. Herët e tjera ato i binin topit kot lart e poshtë, ndërsa tani pash që kishin më tepër organizim dhe qetësi. Me pak fjalë është një ekip më modern. Po ta shikoje në një kanal të huaj lojën ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë, nuk do të dalloj që ishte Shqipëria.
Duke parë edhe trajtimin e shtypit të huaj për rezultatet e kombëtares tonë, kemi vënë re që është hequr ajo fraza qe shpreh çudi që Shqipëria fitoi me Portugalinë në ndeshjen e parë
Kjo tregon që ata nuk janë emocionalë, por që shikojnë gradualisht ngritjen e ekipit, shikojnë që kjo ngritje ka ardhur si rezultat i punës që është bërë. Të gjitha këto harmonizohen dhe bëjnë që të na shikojnë ndryshe. Lojtarët tanë, që vijnë nga klubet europiane, kanë një edukatë e mendim kapitalist, profesionist. Nga gjyqi që u fitua nga FSHF në KAS, Armando Duka luajti rolin kryesor, ishte lufta e fortë e Armandos, që triumfoi e drejta e Shqipërisë në KAS, na rriti vlerat si FSHF, në botë, se ishim pa vlerë, ishim pa dinjitet. Me forcën që i dha Armando Duka, me gjyqin që fituam, i dha vlerë emrit të Shqipërisë. Edhe vetë lojtarët shikojnë që dinjiteti i FSHF është rritur. Dhe tani po kërkojnë të vijnë të gjithë që të luajnë në Kombëtaren e Shqipërisë. 
Është një temë që mbetet varur në kombëtaren tonë, çështja e ripërtërimit të kontratës së De Biazit?
Mua më pëlqen që ky ka bonuse pozitive. Edhe unë dua që ai ta rinovojë kontratën por kjo varet nga mundësitë ekonomike. Pastaj është edhe çështje e komitetit ekzekutiv, por mesa shikoj të gjithë janë të kënaqur. Mund të them që çdo gjë ka kohën dhe momentin e vet dhe nuk besoj se Shqipëria ka për ta humbur këtë person. 
Sa optimistë jeni ju duke e parë në këndin e specialistit kualifikimin? 
Është hera e parë që mund të jem optimist, por nuk jam euforist. Në dy momente gjatë ndeshjes, që lojtarët e humbën golin, dëgjoja tifozët që thoshin: “Këta janë të mbaruar”, por për 10 minuta më vonë, ata ndryshonin mendime, kude hedhur poshtë ato që thanë më parë, duke u treguar gjatë një ndjeshjeje edhe shumë euforikë, por edhe pesimistë. Tani është hera e parë që jemi afër finishit. Sikur dhe 2 barazime dhe një fitore të marrim ne jemi të kualifikuar. 
Sigal