‘Skuqet’ vija e parë e startit. Në Bahrein shkëlqejnë Vettel-Raikonnen, por zhgënjen Hamilton

496
Në Çmimin e Madh të Bahreinit vija e parë e nisjes do të jetë tërësisht e kuqe. Në provat e ditës së shtunë për garën e dytë të Botërorit në Formula 1, ka shkëlqyer 4 herë kampion i botës, Sebastian Vettel, i cili regjistroi kohën më të mirë me 1 minutë, 27 sekonda dhe 958 të mijëtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës me kohën 1’ 28’’ dhe 101 të mijëtat.
Pas dy kokëkuqeve do të niset Valtteri Bottas me Mercedes, por skuderia gjermane nuk do të mund të shijojë “luksin” e të pasurit të të dyja “shigjetave të argjendta” pas “kokëkuqes” italiane, pasi Hamilton, pavarësisht kohës së katërt më të mirë të regjistruar në provat zyrtare, do të niset nga vendi i 9, për shkak të pezullimit me 5 vende si pasojë e ndërrimit të kambios.
Dhjetëshja e parë plotësohet nga Ricciardo (4), Gasly (5), Magnussen (6), Hulkenberg (7), Ocon (8) dhe Sainz (10). Një ditë zhgënjyese për Alonson me McLarenin e tij, që do të niset vetëm nga vendi i 14, edhe pse spanjolli pretendon të luftojë për podium në çdo garë të këtij sezoni.
Sigal