Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka bërë disa ndryshime në formacionin e skuadrës kuqezi në ndeshjen me Skocinë.
Kështu ndryshe nga ndeshja e parë, organizimi i lojës i besohet Sabian Lilaj, i cili luan në vend të Migjen Bashës. Në repartin e sulmit ka dy ndryshime me Ndojin dhe Balën, të cilët marrin vendin e Hykës dhe Gurit.
Formacionet Zyrtare
SKOCIA: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.
SHQIPËRIA: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.