Kompanitë e basteve kundër kampionëve të Shqipërisë. Fitorja e BATE-s kuotohet me koeficientin 1,55
Skënderbeu do të përballet sot (20:00) me BATE Borisovin, në një ndeshje ku duhet patjetër të fitojë ndaj bjellorusëve, për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Skuadra korçare barazoi pa gola në “Bonson Arena” në ndeshjen e parë, çka jep shumë shpresa se 5 herë kampionët e Shqipërisë, pavarësisht se për kompanitë kryesore të bastëve në Europë ai që kalon më tej është BATE Borisovi. Fitorja e Skënderbeut kuotohet 5,52, ndërsa e BATE-s 1.55 (barazimi 3,77). Ajo çka shton më shumë besimin se Skënderbeu ashtu si një vit më parë mund të kualifikohet sërish në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve, është fakti se 5-herë kampionët e vendit sa herë që luajnë në Shqipëri transformohen duke dhuruar gjithmonë ndeshje të mira. Në dy sezonet e fundit në Europë, korçarët i kanë fituar të gjitha takimet që kanë luajtur në shtëpi. Statistikat mbeten statistika megjithatë edhe ato nuk duhen nënvlerësuar kur bëhet fjalë për kompeticione të tilla si Liga e Kampioneve. Ecuria e Skënderbeut në Europë gjithmonë sa i përket ndeshjeve në Shqipëri, nisi në vitin 2012 kur skuadra në atë kohë e drejtuar nga çeku Stanislav Levi, mposhti 1-0 në Korçë hungarezët e Debrecenit. Një humbje 3-0 në sfidën e kthimit bëri që Skënderbeu të eliminohej, megjithatë kampionët e Shqipërisë u korrigjuan në 2013. Pasi barazuan 0-0 në Azerbaxhan ndaj Neftçi Bakut, fituan pas kohës shtesë 1-0 sfidën e kthimit në Korçë duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre në raundin e tretë paraeliminator të Ligës së Europës. Ecuria pozitive e skuadrës korçare përpara publikut të saj vijoi edhe në këtë fazë, ku Skënderbeu edhe pse kishte pësuar një humbje të rëndë në 90 minutat e para të luajtura në Kazakistan ndaj vendasve të Shakhter Karagandi, me shifrat 3-0. Korçarët arritën të triumfonin në ndeshjen e dytë në “Qemal Stafa” me rezultatin 3-2. Forca në shtëpi u tregua dhe pas eliminimit në Champions nga kazakët, me formacionin e Mirel Josës që vijoi ecurinë në Europa Ligë, duke fituar në Tiranë 1-0 me Çernomorets Odesa. Rezultat që ishte i njëjtë me atë të takimit të vajtjes, por nga pika e bardhë penalltitë nuk i buzëqeshën “ujqërve të dëborës”, të cilët nuk arritën të sigurojnë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Formacioni
Skënderbeu do të laujë me të njëjtin formacion që siguroi barazimin në ndeshjen e parë. Orges Shehi do të vendoset në kuadratin e portës. Mbrojtja duket e stabilizuar me Vangjelin në të djathtë Radas dhe Osmani në qendër dhe Arapi në të majtë. Në mesfushë një vend i sigurt është për kapitenin Shkëmbi, Orelesin dhe Lilajn. Me i avancuar do të jetë Progni. Në sulm Sefa dhe mbetet për t’u përcaktuar për aktivizimin e Ademir, i cili nëse nuk ia del mund te zëvendësohet nga Berisha.
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i dytë eliminator
Ndeshja e dytë
Sot, 22 korrik 2014
Skënderbeu-BATE Borisov 20:00
Ndeshja e parë
15 korrik 2014
BATE Borisov-Skënderbeu 0-0
SKËNDËRBEU NË EUROPË
LIGA E KAMPIONEVE
Sezoni 2001-2012
Skënderbeu-Apoel 0-2, 0-4
Sezoni 2012-2013
Sënderbeu-Debrecen 1-0, 0-3
SEZONI 2013-2014
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i dytë eliminator
Skënderbeu-Neftçi 1-0, 0-0
Turi i tretë eliminator
Shahkter-Skënderbeu 3-2, 0-3
LIGA E EUROPËS
Çernomerets-Skënderbeu 1-0, 0-1
(Çernomerets fitoi 7-6 me pen.)
SEZONI 2014-2015
Liga e Kampioneve
Bate Borisov-Skënderbeu 0-0
Bilanci: 11 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime, 5 humbje
Bastet
Skënderbeu-BATE Borisov
1 X 2
5.52 3.77 1.55
Nëse kalon, përballet me Debrecenin
Skënderbeu ka një mundësi të artë për të pasur një ecuri të jashtëzakonshme këtë sezon në Europë, nëse pesë herë kampionët e Shqipërisë do të arrijnë të kalojnë gjigantët e BATE Borisovit. Skuadra korçare barazoi pa gola në “Bonson Arena” në ndeshjen e parë në raundin e dytë paraeleminatore të Ligës së Kampioneve me bjellorusët dhe në rast kualifikimi mund të gjejë sërish përballë hungarezët e Debrecenit, të cilët i kanë eliminuar dy vjet më parë kampionët e Shqipërisë. Ky është verdikti i dalë nga shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës. Në letër shorti me fituesen e çiftit Kliftonville-Debreçeni. Skënderbeu u ndesh dy sezone më parë në Ligën e Kampioneve, ku fitoi 1-0 në Korçë dhe u mund 3-0 në Hungari
Anri Hagush: “Në Korçë na pret një ndeshje shumë e vështirë”
Mbrojtësi rus i BATE Borisovit, Anri Khagush, gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit bjellorus, përpara nisjes në Shqipëri tha se, ndeshja kundër Skënderbeu është shumë e vështirë.
– Ndeshja e parë përfundoi në një barazim pa gola, pavarësisht shanseve. A do të ketë ndryshime në ndeshjen e nesërme (sotme) kundër Skënderbeut?
– Jo. Unë besoj se, do të jenë të njëjtët lojtarë. Ne nuk arritëm të fitonin në Borisov. Tani është e rëndësishme ta arrijmë atë.
– Gjithsesi, tani, po të flasim në mënyrë figurative, topi është në fushën e Skënderbeut. A jeni i shqetësuar?
– Jo. Mund të duket paksa e çuditshme, por ne kemi marrë rezultate më të mira jashtë sesa në shtëpi. Ne shpresojmë që, kjo traditë do të vazhdojë edhe në Shqipëri.
-Çfarë përshtypje iu la Skënderbeu, kur u ndeshët për herë të parë?
– Është një ekip i mirë. Në ndeshjen e zhvilluar në Borisov tregoi se lojtarët e tij dinë shumë nga futbolli.
– A e keni ndryshuar mendimin tuaj në lidhje me kampionin e Shqipërisë pas ndeshjes me të?
– Unë mund të them se jo. Ne kishim parë një video të ndeshjeve t tyrë. Gjatë ndeshjes sonë direkt në Borisov ne u përballëm me faktin se, ata dëshmuan atë që ne kishim parë prej tyre.
– A mendoni se rivali korçar do të bëjë një tjetër ndeshje?
– Unë mendoj se, Skënderbeu në shtëpi do të shpenzojë më shumë në sulm. Kjo është e natyrshme: fusha e tij, tifozët shtëpiakë dhe nevoja për të shënuar.
– Kjo do të thotë se mbrojtësit e BATE-s do të kenë më shumë punë sesa në Borisov. Cilët prej lojtarëve të Skënderbeut u frikësoheni më shumë?
– Gjatë përgatitjeve për ndeshjen e parë na kishin thënë për lojtarin më numër 23 (Berishën), por ai nuk luajti. Por, tani duhet të kemi kujdes prej të gjithëve, sy për sy. Në ndeshjen e parë rreziku erdhi më shumë nga linja e majtë e sulmit.
– Klima, të nxehtit, rruga e gjatë. A e vështirësojnë ndeshjen këta faktorë?
– Unë nuk mendoj kështu. Lojtarët do të luajnë në të njëjtat kushte.
– A do të arrijë të kalojë BATE?
– Ne kemi besimin se do ta kalojmë këtë pengesë.
Mesfushori shqiptar: “Qëndroj te Lacio. Fitojmë dhe risjellim tifozët në stadium”
Lorik Cana: “Dëshiroj të kthehemi në Europë”
“Kemi dëshirë të kthehemi në Europë. Duhet të fitojmë, vetëm kështu do t’i risjellim njerëzit në Europë”. Nëse në fund të sezonit të kaluar e ardhmja e Lorik Canës te Lazio ishte në pikëpyetje, tani nuk më asnjë dyshim pasi kapiteni i Kombëtares Shqiptare do të vijojë te jetë pjesë e klubit bardhekaltër edhe për sezonin e ri. Në një intervistë nga Komuna e Auronco di Cadore ku Lacio po zhvillon aktualisht fazën përgatitore, 30-vjeçari bëri me dije se do të qëndrojë në kryeqytetin italian, ndërkohë që theksoi se edhe pse Lacio është në kërkim të dy qendërmbrojtësve ai ka besim te aftësitë e tij dhe mund të japë akoma edhe më shumë për bardhekaltërit, kështu që nuk ka aspak frikë nga konkurrenca në skuadër. Lorik Cana foli edhe për trajneri e ri të Lacios, Stefano Piolin. Futbollisti shqiptar tha se më parë e njihte Piolin si kundërshtar por tani që ai ka marrë drejtimin e Lacios të gjithë e kanë kuptuar se është një trajner që komunikon shumë me futbollistët si ata më të rinj në moshë ashtu edhe me ata më të vjetër dhe gjithmonë kërkon të marrë më të mirën prej tyre. Në lidhje me objektivat e Lacios për sezonin e ri, Cana deklaroi se stafi teknik dhe futbollistët do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer klubin kryeqytetas në Kupat e Europës. Me afrimet cilësore që ka bërë skuadra deri tani, Lazio mund të zhvillojë një sezon të madh deklaroi ish lojtari i Gallatasarajit në mbyllje të intervistës së tij.
Çela: “Laçi do të luftojë për rezultat”
Emiljano Çela kërkon ta mbyllë sa më mirë aventurën në Europa League. Laçi u mposht 3-0 në ndeshjen e parë të fazës së dytë paraeliminatore ndaj Zorias dhe për këtë mbrojtësi dëshiron që skuadra të regjistrojë rezultat pozitiv në takimin e dytë . Lojtari i kurbinasve u kërkoi falje tifozëve për paraqitjen në disfatën 3-0. Çela pohoi se Laçi e pati të vështirë pas pësimit të golit të dytë pasi skuadra u “godit” dhe psikologjikisht. Gjithsesi mbrojtësi premtoi se në takimin e kthimit skuadra do të jap maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.