Skënderbeu në betejën e acartë ndaj Lokomotivës në Europa League

395
Skënderbeu zhvillon sonte në orën 19:00 ndeshjen e parë jashtë fushe në grupet e Europa League pas kualifikimit këtë edicion. Pas ndeshjes së parë në shtëpi me Beshiktashin, që e nisi me humbje, sonte e pret një tjetër sfidë shumë e fortë përballë rusëve të Lokomotivës së Moskës.
Kundërshtari është disa herë më lart dhe një gjë të tillë e di edhe presidenti Takaj që vendosi 100 mijë Euro premio në rast barazimi. Tekniku Josa ka udhëtuar me grupin e plotë në Rusi dhe shprehet se do të futen në fushë për të dhënë maksimumin edhe pse nuk janë favoritë do të synojnë kthimin në Shqipëri me një rezultat pozitiv. ‘Ndeshja është mjaft e fortë, vlerat e kundërshtarit dihen, por ne do të futemi në fushë të dorëzuar. Shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv”.
Ndërsa Orges Shehi shprehet “Lokomotiva është skuadra e parë e grupit tonë, duan një vlerësim maksimal dhe jemi koshientë që do të jetë një përballje shumë e fort”. Para ndeshjes ka folur edhe tekniku i Lokomotivës, Igor Cherevchenko.
“Një gjë duhet të dini që në kompeticionet europiane nuk ka skuadra favorite. Që të bindeni për dicka të tillë shikoni rezultatet e ndeshjeve të para në grupet e Europa League, ose atë që ndodhi në takimin mes Bate Borisov dhe Romës në Champions”tha ai. Sonte Skënderbeu pritet që të zbresë në fushë me këtë formacion: Shehi, Arapi, Ademir, Radas, Abazi, Latifi, Esquerdinha, Lilaj, Shkëmbi, Berisha dhe Salihi.
Grupi H
Sot
19:00 Besiktas -Sporting
19:00 Lokomotiva-Skënderbeu
Renditja
Lokomotiva 3 Pikë
Beshiktash 3
Sporting 0
Skënderbeu 0
Sigal