Skënderbeu ndjen aromën e titullit

509
Sigal

Ndeshje e dyshimtë në Berat: Tomori-Kukësi përfundon +7 (2-5. Fitojnë Laçi, Besa dhe Bylisi

Skënderbeu, kampioni në fuqi dhe lideri i absolut i Kampionatit të 71-të Kombëtar, mori një fitore të ngushtë 0-1 ndaj Shkumbinit në Peqin, falë një goli të realizuar nga mesfushori Ilirjan Çaushaj në minutën e 5-të, por që mjaftoi për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren e 15-të në 19 javë dhe ruajtur diferencën prej +11 pikësh ndaj Teutës së vendit të dytë. Nga përfundimi i sezonit kanë mbetur edhe shtatë javë (21 pikë në lojë, dhe enigma e vetme, përsa i përket titullit, ka të bëjë me faktin, sesa javë përpara përfundimit do ta fitojë Skënderbeu titullin e tretë rresht dhe të katërtin në histori që, i bën korçarët skuadrën e pestë më të suksesshme në vend, pas Tiranës (24, Dinamos (18, Partizanit (15 dhe Vllaznisë (9. Kampionët e vendit në fuqi dhe kryesuesit e Superiores kishin udhëtuar drejt Peqinit, aty ku një ish, Caushaj, ka shënuar mjaft herët në portën e Kotorrit, që në minutën e 5-të, por bardhekaltrit nuk kanë mundur dot ta ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes në minutat e mbetura. Skënderbeu ruan ritmin, edhe pse me 6 mungesa titullarësh në përbërje, duke mbetur në krye të renditjes me të njëjtën largësi nga “djemtë e detit”. Gjithsesi, fitorja u takoi kampionëve.

 TOMORI-KUKËSI 2-5

Gola “për të gjithë” në Berat. Një ndeshje e përfunduar me rezultatin tenistik 2-5 për Kukësin, ndaj një Tomori aspak të interesuar për të prodhuar lojë. Ndeshja dukej se luhej më shumë për kompanitë e basteve, sesa për shikuesit e paktë, boll të shohësh kronologjinë e shënimit të golave, ku brenda gjashtë minutave u shënuan tre gola. Ja minutat: Xhejms 45+1’dhe Muzhai 84’ për Tomorin; ndërsa për Kukësin: Allmuca 4’, 24’ (pen, Progni 44’, Biskup 82’, Inzaghi 86’.

 BYLIS-APOLONIA 3-0

Bylis-Apolonia ishte një derbi fqinjësh, që përplaste dy realitete të ndryshme. Fierakët janë “de facto” të rënë nga Superiorja, ndërsa ballshiotët synojnë të mos u shkasë këmba dhe të sigurojnë pozita sa më komode në renditje. Suksesi i të besuarve të Shensojit ka qenë i plotë dhe bindës, në shifrat 3-0. Golat nga: Adebayo 25’, Izucuku 60’, Xhafa 84’. Duke qenë se luante para tifozëve të vet, Bylisi ishte dukshëm i favorizuar për të marrë maksimumin, çka e arriti dhe e përafron atë me mesin e artë.

 LACI-VLLAZNIA 2-1

Laçi mposhti bindshëm Vllazninë, pavarësisht rezultatit të ngushtë 2-1. Shqiptari nga Maaqedonia i kurbinasve, Emurllai, nuk fali në fund të pjesës së parë, duke i dërguar të tijtë me fitoren minimale në dhomat e zhveshjes në pushimin 15-minutësh. Pjesa e dytë është më e mirë për bardhezinjtë, që përmes daljeve në kundërsulm e vënë në vështirësi kundërshtarin. Me këtë mënyrë loje, vendësit nxjerrin në dritë edhe golin e dytë me Shazivarin, duke e vënë si të thuash në shina të sigurta suksesin. Gjithsesi, në dhjetë minutat e fundit ka qenë i fuqishëm reagimi i Vllaznisë, që ka shkurtuar disavantazhin në 2-1, me anë të Gjinit, ndërsa i është afruar ndjeshëm edhe barazimit në kohën shtesë.

  Besa fiton edhe pa Daiun

 Besa mori tri pikë të tjera jetikë në luftën për mbijetësë, kësaj radhe ndaj një kundërshtari direkt si Luftëtari. Kavajasit ia kanë dalë të fitojnë 2-0 edhe pa mbështetjen e tifozëve të tyre dhe trajnerit të tyre Përparim Daiu, pas dënimit që u dha Disiplina. Kjo gjë duhej shfrytëzuar nga bluzinjtë e Edi Martinit, por ata janë shfaqur deficitarë në raport me kavajasit, ndaj edhe kanë dalë duarbosh nga kjo transfertë. Sulmuesi lushnjar i verdhezinjve, Fatjon Sefa, prishi bardhësinë e shifrave në minutën e 65-të, ndërsa Bruno Dita vulosi gjithçka në minutën e dytë shtesë. Kjo ishte fitorja e dytë rresht për kavajasit, ndërkohë që për gjirokastritët ishte humbja e 12-të.

KATEGORIA SUPERIORE

Java XIX

Të shtunën, 16.03.2013

TEUTA-KASTRIOTI            1-0

Golat: Jakupi 47’

TIRANA-FLAMURTARI          3-6

Golat: Morina 15’, Taku 35’, G/Lika 43’ /  Muzaka 21’, 68’, Pepa 50’, 71’, Lena 83’, Memelli 95’ (pen

Dje, 17.03.2013

BESA-LUFTETARI             2-0

Golat: Sefa 65’, Dita 90+2’

SHKUMBINI-SKËNDERBEU       0-1

Golat: Caushaj 5’

TOMORI-KUKESI              2-5

Golat: Xhejms 45+1’, Muzhai 84’ / Allmuca 4’, 24’ (pen, Progni

LACI-VLLAZNIA              2-1

Golat: Emurllai 36’, Shazivari 79’ / Gjini 85’

BYLIS-APOLONIA             3-0

Golat: Adebayo 25’, Izucuku 60’, Xhafa 84’

RENDITJA

 1      Skënderbeu    19   +27  48

2      Teuta         19   +10  37

3      Flamurtari    19   +18  35

4      Kukësi        19   +8   33

5      Vllaznia      19   +4   29

6      Tirana        19   +2   29

7      Kastrioti           19   -2   28

8      Laçi          19   -2   27

9      Bylis         19   +5   25

10     Besa          19   -2   23

11     Luftëtari           19   -11  17

12     Shkumbini           19   -14  16

13     Tomori        19   -21  9

14     Apolonia      19   -22  8

  26 gola

 u shënuan në javën e 19-të, më prodhimtarja gjatë këtij sezoni. Nëntë gola u realizuan në Tirana-Flamurtari (3-6 dhe shtatë në takimin Tomori-Kukësi (2-5.

 Formula 1, Raikonen fiton në Australi

 Finlandezi Kimi Raikonen fitoi garën e parë të Kampionatit Botëror të Formula 1. Piloti finlandez i Lotusit doli i pari në Çmimin e Madh të Australisë, i ndjekur nga Fernando Alonso i Ferrarit dhe kampioni i Botës, Sebastian Fetel (Red Bull, ky i fundit fitoi edhe “pole position”.

RENDITJA E PILOTËVE

1. Kimi Raikonen (Lotus         25

2. Fernando Alonso (Ferrari     18

3. Sebastian Fetel (Red Bull    15

4. Felipe Massa (Ferrari        12

5. Ljuis Hemilton (Mercedes     10

6. Mark Webber (Red Bull        8

7. Adrian Sutil (Force India    6

8. Paul Di Resta (Force India   4

9. Jenson Button (MkLaren       2

10.Romain Groszhan (Lotus       1

RENDITJA E EKIPEVE

1    Ferrari             30

2    Lotus               26

3    Red Bull            23

4    Force India         10

5    Mercedes            10

6    MekLaren            2

7    Toro Roso           0

8    Uilliams            0

9    Marusia             0

10   Katerham            0

11   Sauber              0

Elseid Hysaj: “Me Norvegjinë, ndeshje e rëndësishme”

 Mbrojtësi i ri i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli për mediat për ndeshjen e Shqipërisë me Norvegjinë, por dhe për të ardhmen e tij: “Me Norvegjinë është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse nëse fitojmë kemi më shumë mundësi për t’u kualifikuar dhe për shpresuar me këtë objektiv. Kështu që, pas ftesës së parë në një ndeshje miqësore, kjo është një thirrje mjaft e rëndësishme dhe unë e kam pritur me mjaft kënaqësi. Tani shpresoj të jap maksimumin me kombëtaren. Jam i ri dhe po luaj rregullisht me Empolin, duke paraqitje të mira. Kësisoj, edhe në Shqipëri kanë nisur të më ndjekin me interes dhe të më njohin. Por gjithsesi, kam shumë për të përmirësuar sepse edhe në miqësoren me Gjeorgjinë ku u aktivizova, bëra një gabim, por tani shpresoj të luaj ndaj Norvegjisë dhe t’u tregoj të gjithëve se sa vlej në të vërtetë”.

 Pronari i Malagas

Kali i Sheikut më i shtrenjtë se Ronaldo

 Sheiku Abdullah Al Tani, i cili është pronar i klubit spanjoll Malaga, befasisë më të madhe në Ligën e kampionëve në këtë sezon, ka publikuar një të dhënë të pabesueshme, se posedon një kali, i cili është më i shtrenjtë se Cristiano Ronaldo. Në një intervistë, Al Tani është pyetur për mundësinë që Malaga të angazhoj një ekstra lojtar, ndërsa si shembull është përmendur Cristiano Ronaldo nga radhët e Realit. Mirëpo, pronari i Malagas është përgjigjur se CR7 nuk është edhe aq i shtrenjtë, nëse krahasohet me kalin e tij. Kali arap, Mbreti Galopan ka një vlerë prej 100 milionë euro, ndërsa CR7 nga Manchester United në Real kaloi për një shumë prej 96 milionë euro.

 Mourinjo në Turqi për të ndjekur Galatasaray

 Njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinjo, sot ka zbarkuar në Turqi për të ndjekur së afërmi ndeshjen e Galatasarayt kundër Kayserisporit. “I veçanti” edhe njëherë dëshmon se sa me seriozitet e merr punën e tij. Portugezi duket se që tani ka filluar të mendojë për ndeshjen kundër Galatasarayt në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ai ka dashur të përcjellë nga afërsia ekipin e Fatih Terimit dhe ta analizojë lojën e tyre në mënyrë që t’i përgatisë sa më mirë strategjitë e tij. Sidoqoftë, për këtë gjë më i shpejtë u tregua homologu i tij, Fatih Terim, i cili dje u zbulua se kishte qenë në Bernabeu për ta përcjellë Real Madridin në ndeshjen kundër Mallorcas. Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se ky short i duket shumë i mirë dhe lehtë i kapërcyeshëm, megjithëse nuk do të nënvlerësojë PSG-në. “PSG janë padyshim kundërshtarë të denjë mirëpo shorti më duket shumë i mirë mua. Kemi mësuar shumë nga raundi i fundit ndaj Milanit dhe duhet të përmirësojmë gabimet tona për ndeshjet e radhës. Ne do të mundohemi të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale. PSG janë një skuadër e cila është shumë e fortë në mbrojtje dhe kanë sulmues cilësorë. Ata kanë futbollist si Lucas, Silva, Lavezzi, Ibrahimovic e tani Beckham. Jemi skuadra shumë të ndryshme”, deklaroi spanjolli.