“Ujqërit e dëborës” kanë kohë që e kanë futur pijen e triumfit të trofeut të pestë në frigorifer
Shampanja e festimeve për titullin e pestë kampion është porositur prej shumë javësh! Ajo qëndron e ftohtë në frigoriferin e Presidentit Adrian Takaj në zyrën e tij në stadiumin “Skënderbeu”. Tapa do t’i hiqet sot, edhe pse Skënderbeu e fitoi titullin më 30 prill, pas atij barazimi “bamirësie” 3-3 me Kukësin. Korça është shndërruar në katër vitet e fundit, një qytet simbol i futbollit, ndërkohë që Skënderbeu, për të katërtin vit rresht po dominon ndaj skuadrave të kryeqytetit, Tiranës (titulli i fundit në vitin 2009) dhe Partizanit (1993), ndërkohë që Dinamos (2010) ndodhet në Kategorinë e Parë. Në javën e 33-të, Skënderbeu, kampion prej dy javësh, do të presë Laçin që kërkon pjesëmarrjen në Europë. Pavarësisht se Skënderbeu nuk ka asnjë objektiv për të arritur, tek ta kanë varur shpresat Teuta dhe Partizani, që rivalizojnë me Laçin në garën për Ligën e Europës. Për këtë arsye sfida e Korçës ka një rëndësi të veçantë, për më tepër që në përfundim të saj do të jetë dhe ceremonia e dorëzimit të titullit, gjë që shijon më shumë me një rezultat pozitiv.
Në një prononcim para ndeshjes, trajneri Mirel Josa u shpreh:
“Jemi për të luajtur futboll dhe për të respektuar kampionatin. Për ne në këtë ndeshje nuk është i rëndësishëm rezultati por mbyllja e kampionatit, të cilin e fituam. Nuk mund ti kërkoj më shumë futbollistëve. “Skuadra në këto raste kur ka arrit qëllimin nuk është e karikuar apo në presionin e pikëve. Jemi në të njëjtën situatë si në sfidën me Partizanin. Në fushë do të jetë ekipi titullar, me lojtarët që janë aktivizuar gjatë të gjithë sezonit”. Katër kampionate rresht për korçarët: 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013 dhe 2013-2014, duke barazuar rekordin historik të Dinamos në vitet 1954-1958. Gjithsesi, titulli i parë i korçarëve daton në vitin 1933! Pesë tituj kampion ka fituar Skënderbeu gjatë historisë së tij futbollistike që ka nisur në vitin 1930. Korçarët e fituan titullin e parë në vitin 1933 (Kampionati i 4-t Kombëtar, trajner Qemal Omari), sezonin 2010-2011 (Kampionati i 72-të) me dyshen e trajnerëve Shkëlqim Muça dhe më pas Shpëtim Duro, në sezonin 2011-2012 (Kampionati i 73-të) me trajner Stanislav Levin; në 2012-2003 dhe 2013-2014 me Mirel Josën. Skënderbeu është skuadra e pestë nga rrethet që fiton të paktën një titull kampion, pas Vllaznisë (9), Elbasanit (2), Flamurtarit (1) dhe Teutës (1). Skënderbeu e fiton për herë të katërt rresht kampionati, duke qenë skuadra e dytë e rretheve që mbron në vazhdimësi titullin kampion. Vllaznia e kishte bërë atë më parë në kampionatet e viiteve 1945 dhe 1946. 75 kampionatet e zhvilluara deri tani të Kategorisë Superiore janë fituara nga tetë skuadra: Tirana (24 herë), Dinamo (17), Partizani (15), Vllaznia (9), Skënderbeu (5), Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtari (1). Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore. Skuadrat e kryeqytetit kanë fituar 56 nga 73 kampionatet. Mirel Josa fitoi titullin e tretë si trajner. Të parin ai e ka fituar me Tiranën në sezonin 2003-2004, atje dhe ku është formuar si lojtar e trajner. Dy titujt e tjerë i ka fituar me Skënderbeun, në sezonet 2012-2013 dhe 2003-2014. Me Tiranën, Josa e fitoi titullin në vitin e tij të parë si trajner.
5 tituj
Ky është titulli i pestë në 62 kampionate që ka marrë pjesë Skënderbeu në Superligë.
4 trofe
Katër kampionate rresht për korçarët: 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013 dhe 2013-2014
600 milionë lekë, ja sa vlen titulli
Me fitimin e titullit kampion, Skënderbeu jo vëtëm që siguroi trofeun e katërt radhazi dhe të pestin në historinë e tij si dhe pjesëmarrjen për herë të katërt në Ligën e Kampioneve, por siguroi edhe një faturë të mirë financiare: afërsisht 600 milionë lekë të vjetër. Vetëm për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, korçarët fitojnë 200 mijë euro, pa llogaritur faktin që e nisën nga turi i dytë (120 mijë euro, por ende jo e zyrtarizuar nga UEFA) dhe 100 milionë lekët shpërblim nga Federate Shqiptare e Futbollit. Me titullin në xhep, Skënderbeu ka nisur të mendojë për aventurën në Ligën e Kampioneve. Shorti hidhet, më 23 qershor në Nion.
HISTORIA
Kampionati i panjohur i vitit 1911
Pavarësisht se është viti 1930, edicioni edhe kur zyrtarisht është luajtur edhe kampionati i parë (i njohur nga FIFA), është “Turneu i Panairi të Fierit”, veprimtaria e parë futbollistike me përmasa kombëtare, i zhvilluar në vitin 1911 (ende i panjohur nga FSHF). Kampione doli Tirana që në finale mundi 6-1 Peqinin. Në atë turne (apo kampionat) morën pjesë Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Peqini dhe Vlora. Ndeshjet u luajtën muajin prill 1911, madje në një kohë kur shteti shqiptar ende nuk e kishte fituar Pavarësinë (28 nëntor 1912). Lajmin e jep gazeta “Zgim i C’qipërisë”, me drejtor Abdyl Kadri, dhe mban datën e publikimit 21 prill 1911. Sipas shkrimit të asaj gazete, trofeun e mori kapiteni i Tiranës, Zyber Hallulli.
LIBRI I ARTË
1930 – SK Tirana
1931 – SK Tirana
1932 – SK Tirana
1933 – Skënderbeu
1934 – SK Tirana
1935 – (S’u zhvillua)
1936 – SK Tirana
1937 – SK Tirana
1945 – Vllaznia
1946 – Vllaznia
1947 – Partizani
1948 – Partizani
1949 – Partizani
1950 – Dinamo
1951 – Dinamo
1952 – Dinamo
1953 – Dinamo
1954 – Partizani
1955 – Dinamo
1956 – Dinamo
1957 – Partizani
1958 – Partizani
1959 – Partizani
1960 – Dinamo
1961 – Partizani
1962 – (S’u zhvillua)
1962/63 – Partizani
1963/64 – Partizani
1964/65 – 17 Nëntori
1965/66 – 17 Nëntori
1966/67 – Dinamo
1968 – 17 Nëntori
1968/69 – (S’u zhvillua)
1969/70 – 17 Nëntori
1970/71 – Partizani
1971/72 – Vllaznia
1972/73 – Dinamo
1973/74 – Vllaznia
1974/75 – Dinamo
1975/76 – Dinamo
1976/77 – Dinamo
1977/78 – Vllaznia
1978/79 – Partizani
1979/80 – Dinamo
1980/81 – Partizani
1981/82 – 17 Nëntori
1982/83 – Vllaznia
1983/84 – Labinoti
1984/85 – 17 Nëntori
1985/86 – Dinamo
1986/87 – Partizani
1987/88 – 17 Nëntori
1988/89 – 17 Nëntori
1989/90 – Dinamo
1990/91 – Flamurtari
1991/92 – Vllaznia
1992/93 – Partizani
1993/94 – KS Teuta
1994/95 – SK Tirana
1995/96 – SK Tirana
1996/97 – SK Tirana
1997/98 – Vllaznia
1998/99 – SK Tirana
1999/00 – SK Tirana
2000/01 – Vllaznia
2001/02 – Dinamo
2002/03 – SK Tirana
2003/04 – SK Tirana
2004/05 – SK Tirana
2005/06 – Elbasani
2006/07 – KF Tirana
2007/08 – Dinamo
2008/09 – KF Tirana
2009/10 – Dinamo
2010/11 – Skënderbeu
2011/12 – Skënderbeu
2012/13 – Skënderbeu
2013/14 – SKËNDERBEU
Pero Pejiç, i pari i huaj që fiton “Këpucën e Artë”
Edhe pse ka mbetur vetëm një ndeshje nga përfundimi i Kampionatit të 75-të Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe titulli i përket Skënderbeut, një tjetër trofe do të ndahet në stadiumin “Skënderbeu” pas ndeshjes kundër Laçit. Ai i “Këpucës së Artë” të Superligës. Është pikërisht Pero Pejiç i Skënderbeut, fituesi i trofeut të çmuar individual, i cili shoqërohet edhe një çmim prej 200 mijë lekësh. Kroati bëhet i pari lojtar i huaj që fiton “Këpucën e artë” në vendin tonë. Për momentin, Pejiç është në kuotën e 19 golave, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Sokol Cikalleshi (17), por sulmuesi i Kukësit nuk do të luajë sot, pasi skuadra e tij e fiton 3-0 në tavolinë ndeshjen me Bylisin, por pa autor golash. Në Shqipëri, sulmuesi Pero Pejiç (31 vjeç) ka veshur fanellën e Dinamos, Tiranës, Flamurtarit dhe prej dy sezonesh atë të Skënderbeut. Vetëm në tre raste, golashënuesi më i mirë i sezonit ka qenë një lojtar i Skënderbeut. I pari është Teli Samsuri, me 9 gola në kampionatin e viti 1931. dhe i dyti është Teufik Agai, me 7 gola në edicionin e vitit 1933, vit kur Skënderbeu fitoi edhe titullin e parë kampion. Në sezonin aktual doli Pejiç.
47 gola
ka shënuar Skënderbeu në 29 javë, me një mesatare 1,55 gola për ndeshje
19 gola
ka realizuar sulmuesi më i mirë i kampionatit, Pero Pejiç i Skënderbeut
Rekordi i Resmjes
Refik Resmja i Partizanit, me 59 gola e mrekullueshëm të tij në sezonin 1951, mban dhe rekordin absolut për numrin më të madh të shënimit të golave brenda një sezoni zë vetëm. Rekordi tjetër mbahet nga Ilir Përnaska i Dinamos, i cili është i vetmi që e ka duke e fituar gjashtë herë rresht “Këpucën e Artë”.