Skënder Gega merr drejtimin e Kukësit

290
Sigal

Një ditë pas mbylljes së Kategorisë Superiore, ku doli në vend të dytë, klubi i Kukësit zyrtarizon se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Kukësi i dha fund sot bashkëpunimit me trajnerin Orges Shehi për shkak të mospërmbushjes së objektivave sezonale. Kukësi ishte një prej pretendentëve kryesorë si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, por sezoni për ta u mbyll pa trofe.