Shuhet në moshën 87-vjeçare, arbitri Ted Popple

496
Sigal

Futbolli amator anglez është në zi për vdekjen e Ted Popple, arbitri 87-vjeçar që të dielën është goditur nga infarkti ndërsa drejtonte një ndeshje në ligën diletante të Stockton.

Dekani i arbitrave lë kështu gruan dhe tre fëmijët përvec shumë njerëzve që e kishin për zemër, duke parë një karrierë të nisur në vitet ’50 me fanellat e Norton, Preston Social e Hartburn.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur Popple kaloi në botën e arbitrimit, deri në Northern Intermediate League, kategoria më e lartë në të cilën kishte arbitruar.

Në 17 nëntor, data e ndeshjes së tij të ardhshme në Stockton Sunday League, të gjithë lojtarët e arbitrat do të mbajnë një minutë heshtje për të kujtuar Popple.