Shtangën Gjermaninë, trajneri i Japonisë: Të ruajmë qetësinë dhe të fitojmë ndeshjen e radhës

100
Sigal

Trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas fitores së bujshme në Kupën e Botës, 1-2 ndaj Gjermanisë.

“Lojtarët janë bashkuar si një ekip. Ne u përgatitëm mirë dhe qëndruam atje, kjo na çoi në fitore. Shumë nga tifozët tanë erdhën në Doha dhe ishin me ne dhe na shtynë përpara.

Unë dua që ne të ruajmë qetësinë pas kësaj, të shohim se çfarë mund të kishim bërë më mirë dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e radhës” – tha ai.

Japonia gjendet në një grup edhe me Spanja e Kosta Rikën.