Shqipëria nuk fiton, Turqia mirëpret Superkupën e Europës

584
Shqipëria nuk do të jetë mikëpritse e Superkupës së Evropës së vitit 2019. E gjithë kjo pasi që Federata Evropiane e Futbollit i ka dhënë këtë të drejtë shtetit turk. Në fakt, vitin e ardhshëm ndeshja finale e kësaj kupe prestigjioze evropiane për klube, do të luhet në stadiumin e Besiktashit, “Vodafone Arena”.
Ky i fundit është ndërtuar vitin e kaluar ndërsa kampionit të Turqisë i ka kushtuar rreth 110 milionë euro. Ai ka kapacitet prej mbi 41 mijë shikuesve gjersa është i vendosur në qytetin e Stambollit.
Theksojmë se pos Shqipërisë, kandidat ishin edhe Stadium de Toulouse, Tulluz FRA; Florian Albert stadion, Budapesht HUN; Sammy Ofer Stadium, Haifa IZR; Astana Arena, Astana, KAZ; Windsor Park, Belfast, IRL V; Gdansk Arena, Gdansk, POL; Stadion Narodowy, Varshavë, POL; Hampden Park, Gllasgou, SKO; Besiktas Arena, Stamboll TUR.
Ndryshe, këtë vit nderin për të organizuar e kishte stadiumi i Shkupit, Telekom Arena, ku u takuan Real Manchester United dhe Real Madridi, ky i fundit triumfoi me rezultat 2-1.
Sigal