Shqipëria kërkon tre pikët me çdo kusht, Moldavia shpall listën e lojtarëve të grumbulluar ndaj kuqezinjve

497
Sigal

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj në muajin tetor dy ndeshje tejet të rëndësishme për vazhdueshmërinë e kualifikueseve të Euro 2020. Fillimisht, kuqezinjtë do të përballen më datë 11 tetor në transfertë me Turqinë, e cila mund të cilësohet si një finale, ndërsa tre ditë më vonë sërish udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me modestët e Moldavisë.

Shumë do të varet nga rezultati që do të prodhojë takimi me Turqinë, megjithatë ekipi i drejtuar nga trajneri Edi Reja e ka kusht për të marrë maksimumin ndaj Moldavisë, ashtu siç bëri edhe në shtëpi ku fitoi me rezultatin 2-0.

Ndërkaq trajneri i Moldavisë, Seman Altman, ka shpallur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Lista ka pak ndryshime nga hera e fundit kur dy skuadrat u përballën, ndërsa është ftuar lojtari i Kaljarit, Artur Ionita. Ndërkohë, portieri Aleksei Koselev, aktivizohet me skuadrën e Fortuna Sitard në Eredivise, ekip në të cilin bën pjesë edhe shqiptari Agim Zeka.