Shqipëria fiton 25 vende në renditjen e FIFA-s

526
Sigal

Pas fitores së arritur në Portugali, Kombëtarja jonë ka arritur të ngjisë 25 shkallë në renditjen botërore të FIFA-s duke u pozicionuar e 45. Siç duket ajo fitore e arritur nuk ka lënë një shije të mirë vetëm për ne shqiptarët por edhe për FIFA-n që na rëndit nga vendi i 70-të në të 45-in. Përsa i përket skuadrave të grupit tonë ne kemi lënë pas vetes vetëm Armeninë (52) ndërkohë që Portugalia (11), Danimarka (27) dhe Serbia (34) janë përpara nesh. Renditjen e kryeson Gjermania si kampione Bote që është, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. Ndërkohë, 10-shen e plotësojnë Holanda, Belgjika, Brazili, Uruguai, Spanja, Franca dhe Zvicra.