Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të luajnë në të njëjtin grup në Ligën e Kombeve

495
Sigal

Shqipëria dhe Kosova mund të shortohen në të njëjtin grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë dhe Kosova që u ngjit një ligë më lartë do të jenë në të njëjtën ligë.

Në bazës të renditjes së UEFA-s, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e parë bashkë me skuadra si Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia me të cilat nuk mund të përballet ndërkohë që Kosova bën pjesë në vazon e dytë bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron. Shorti do të hidhet në datën 3 mars 2020 në Holandë.