Shqipëri-Serbi/ Çako takon Dukën, lista e tifozëve në dorën e policisë

492
TIRANE – Në prag të ndeshjes së 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pritur në një takim Presidentit e FSHF-së Armand Duka. Në takimin që zgjati rreth një orë u diskutua me detaje për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin normal të ndeshjes, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo hap që nga mbërritja e tifozëve, lojtarëve dhe serbëve gjatë qëndrimit në Shqipëri. Mbarëvajtja e ndeshjes kundër Portugalisë ka qenë një eksperiencë e mirë për policinë e vlerësuar edhe nga Duka.
Drejtori Çako garantoi Presidentin Duka se policia do marrë të gjitha masat duke angazhuar kapacitetet e saj më të mira dhe sqaroi:
“Masat janë të shumëllojshme , nga toka dhe nga ajri , por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtjen e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare.”
Nga ana e tij kreu i institucionit të futbollit në vend theksoi se do vërë në dispozicion të policisë listën me emrat e gjithë tifozëve që kanë blerë bileta.
Në takim u vendos po ashtu që një grup nga policia dhe një grup nga FSHF të punojnë së bashku në terren ditën e ndeshjes në “Elbasan Arena”.
Shqipëria pret Serbinë në 8 tetor në një ndeshje të rëndësishme për kualifikimin por edhe të rrezikshme për tu mbarëvajtur marrë shkas nga ajo që ndodhi në Beograd një vit më parë.
Sigal