Shqipëri-Portugali, përfundon 0-0 pjesa e parë në “Elbasan Arena”

551
Ka përfunduar 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Portugalisë në Elbasan Arena. Kjo sfidë është në kuadër të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll. Minuta e 43-të, kuqezinjtë janë hedhur në sulm pasi sfumojnë një zbritje të portugezëve me Nanin, por lojtarët rrëmbehen dhe nuk kombinojnë siç duhet. Me të humbur topin, Abrashi ndërhyn ashpër ndaj një portugezi dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Pjesa e mbetur nuk ka asnjë zhvillim dhe 45 minutat e para mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0, pa shtesa.
Sigal