Shqipëri-Norvegji, policia: Ja akset rrugore që do bllokohen

707
Policia e Elbasanit ka dhënë informacion për masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjinë që do zhvillohet në sot në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’. Policia njofton se do të duke nisur nga ora 15:00 bllokohen disa akse rrugore dhe nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve në disa rrugë kryesore të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Norvegjisë Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Norvegjisë, që do të zhvillohet më datë 26.03.2018, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 15:00 , datë 26.03.2018 ju bëjmë me dije se; Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha” Bulevardi “Qemal Stafa” në krahun e djathtë të stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë. Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq si dhe vendparkimet me autorizim do te jenë para sheshit të stadiumit. Bulevardi “Qemal Stafa” dhe Unaza e Qytetit do përdoren për qarkullimin e mjeteve. Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë dhe në spitalin Rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Levizja e mjeteve të ekipeve vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia – Stadium, e kthim. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 320 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja dhe FNSH-ja. Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e policisë.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) fishekzjarre d) monedha apo metale (të çfarëdolloji) e) çelësa të ndryshëm Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 26 Mars 2018 lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
Sigal