Miqësore Hungari-Shqipëri 1-0. Ndëshkohemi nga një penallti në minutën e 82-të
Shqipëria humbi 1-0 me Hungarinë në miqësoren e zhvilluar dje në “Ferenc Pushkash” të Budapestit, vetëm 4 ditë pas humbjes po më këtë rezultat me Rumaninë në Zvicër, madje me një gol të pësuar në minutën e 83-të. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi zëvendësuesi Tamash Pirskin me penallti në minutën e 82-të pas një ndërhyrjeje të mesfushorit Ergys Kaçe. Kjo ishte humbja e pestë në gjashtë ndeshje me hungarezët, ndaj të cilëve për fat të keq nuk kemi shënuar asnjë gol kundrejt 19 të pësuar. Pikërisht ndaj Hungarisë, Shqipëria ka pësuar edhe humbjen më të thellë të saj në historinë e saj: Hungari-Shqipëri 12-0 (24 shtator 1950).
Hungaria është dukshëm ekip më i mirë se Shqipëria. Hungaria në renditjen e FIFA-s pozicionohet në vendin e 45-të me 623 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin 70-të me 486 pikë. De Biazi
Trajneri Xhani De Biazi e nisi takimin me këtë formacion: Berisha; Lila, Curri, Hysaj, Cana, Rama, Agolli, Gashi, Lenjani, Cikalleshi, ndërkohë që gjatë takimit u aktivizuan thuajse të gjithë lojtarët: Mavraj, Kapllani, Vila, Vajushi, Kaçe. Shqipëria ka zhvilluar 96 ndeshje miqësore në total. Bilanci është pozitiv: 36 fitore, 26 barazime dhe 34 humbje. Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar 12 miqësore në bankinën e Shqipërisë, teksa italian ka regjistruar 5 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.
Miqësore me Hungarinë
1) 24.09.1950, Budapest
Hungari-Shqipëri 12-0
2) 04.06.2014, Budapest
Hungari-Shqipëri 1-0
Bilanci më Hungarinë
Zyrtare: 4 nd, 0F, 1B, 3H
Miqësore: 2 nd, 0F, 0B, 12
Totali: 6 nd, 0F, 1B, 5H
Programi i miqësoreve
31 maj, Zvicër
Shqipëri-Rumani 0-1
4 qershor, Budapest
Hungari-Shqipëri 1-0
8 qershor, Serravalle
San Marino-Shqipëri 20:30