Shpëtim Duro: Jam i kënaqur me fitoren, “oreksi vjen duke ngrënë”

630
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Vazhdojnë “telenovelat” e javës së tetë, dje në Kukës dhe Tiranë, surprizat bënë të veçantën
Java e tetë e Kategorisë Superiore, dje luajti dy sfidat e radhës, ku më parë Kukësi barazoi 2-2 me Vllazninë, ndërsa Partizani humbi në “Selman Stërmasi” 0-1 me Flamurtarin. Pas ndeshjes së djeshme ndaj Partizanit, trajneri i skuadrës vlonjate, Shpëtim Duro, për gazetën “Telegraf” tregoi “sekretet” e kësaj fitoreje në transfertë, por që si ish-futbollist e trajner i skuadrës së kuqe, ai e ndjen dëshpërimin, ndërsa mbi të kalon profesionizmi. “Si ish, nuk doja të isha unë protagonist i humbjes së Flamurtarit këtu me Partizanin, por unë jam profesionist. Ndaj jam i kënaqur për fitoren ndaj një skuadre që pretendon titullin, dhe që në këtë përballje sot (dje) vinte me moral të lartë pas tri fitoreve radhazi. Skuadra e kishte bindjen se mund ta fitonte këtë ndeshje përballë Partizanit, sepse të kuqtë asnjëherë nuk kanë bindur me futboll cilësor. Ishte një fitore shumë e rëndësishme kundër një rivali të rrezikshëm”, theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i Flamurtarit, i cili më pas tregoi edhe detaje, që sipas tij ishin zgjidhja e ndeshjes me tri pikë të fituara. “Partizanin e njoh me detaje, dhe gjithë ndeshjen ne e fokusuam te Trashi, duke e neutralizuar atë si lojtari më i mirë. Mendoj se ia arritëm qëllimit, ndaj edhe skuadrës ja kisha bërë të qartë që në fillimin e takimit, se duhet të përqendroheshin te Trashi dhe Progni në të djathtë. Dhe ata e bënë mirë detyrën, ndaj dua ti falënderoj të gjithë”. Ndërsa për vazhdimësinë, Duro nuk dha shumë detaje, por duke ju referuar gjendjes së Flamurtarit në sezonin e kaluar, ndoshta e la të hapur synimin. “Nëse ju më pyesni se jemi pretendentë, unë do t’ju përgjigjesha fillimisht me atë situatë që kaluam në sezonin e kaluar, ku rrezikuam mbijetesën. Me këtë renditje në këto tetë javë, duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë, dhe kështu mendoj dhe besoj se do të ecim. Më duhet të jem korrekt të përsëris edhe një detaj, se falë mbështetjes së Administratorit Sinan Idrizi, kjo ecuri do të bëhet edhe më e sigurt. Momentalisht nuk kemi objektiv, por oreksi vjen duke ngrënë”, ka mbyllur deklarimin e tij për gazetën “Telegraf”, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro. Partizani bëri “stop”-in e radhës me këtë humbje, duke treguar se ende nuk i ka rikuperuar defektet e startit të këtij sezoni.
Ndeshjet-Java e tetë
Të shtunën, 28 tetor 2017 
Lushnja-Teuta 2-1
Shënues: Marku 39’, 
Sefa 90+3’/ Dediç 3’
Skënderbeu-Lufëtari2-0
Shënues: Lilaj 4’(p), 
Gavazaj 80’
Dje, 29 tetor 2017 
Kukësi-Vllaznia 2-2 
Shënues: Guri 25′, 
Kale 61′ / Atsina 7′, 20′
Partizani-Flamurtari0-1 
Shënues: / Hoxhaj 25’
Sot, 30 tetor 2017 
Laçi-Kamza 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 8 22
2.Kukësi 8 17
3.Flamurtari 8 15
4.Partizani 8 11
5.Laçi 7 10
6.Kamza 7 9
7.Teuta 8 7 
8.Vllaznia 8 6
9.Luftëtari 8 5
10.Lushnja 8 5
KATEGORIA E PARË 
Dinamo e Kastrioti e mbyllin në paqe javën e gjashtë 
Takimi përmbyllës i javës së gjashtë të Kategorisë së Parë, Grupi A, dje nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola 0-0. Edhe pse ishte një ndeshje ku të dyja skuadrat kërkonin të shkëpusnin fitoren, goli mbeti mangësia e vetme e takimit. Ndoshta dinamovitët mund të jenë kënaqur me barazimin, por për krutanët, ky është një hap prapa në raport me rivalët që e ndjekin në renditje. Në këtë javë të gjashtë, një nga ndeshjet më të veçuara ishte ajo e Grupit B, Tomori-Tirana, jo vetëm se luante një skuadër e madhe, por edhe për një fakt që ka dalë në skenë pas 17 vitesh, për ndeshjen e sezonit 1999-2000, ku beratasit e quajtën si ndeshje të kurdisur nga FSHF-ja, sepse ata ishin kampionë. Kjo atmosferë ekzistonte në Berat, ndërsa në Kuçovë ku u zhvillua takimi, të paktë ishin ata tifozë beratas qe e përkrahën skuadrën e tyre në këtë sfidë, të fituar me meritë nga Tirana me rezultatin 2-0. Bardheblutë tashmë mbeten në krye të renditjes të grupit me 18 pikë të plota në gjashtë ndeshje, ndërsa e veçanta tjetër qëndron në faktin se, Ilion Lika nuk ka pësuar asnjë gol në këto takime. Në Grupin A, sfida e luajtur të shtunën në Kavajë, Besa-Egnatia, ishte e paparashikuar të dilte e tillë, 1-5. Rrogozhinasit e kalibruan mirë shënjestrën drejt portës kavajase, në një fitore që Besës ja ul ritmin e luftës për kreun e grupit. Nëse në Grupin B, Tirana e ruan distancën me 6 pikë nga vendi i dytë, në Grupin A, Kastrioti mbetet vetëm 2 pikë larg Besës së vendit të dytë.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e gjashtë
Të shtunën, 28 tetor 2017 
Besëlidhja-VllazniaB 3-0
Besa-Egnatia 1-5
Erzeni-Burreli 1-1
Tërbuni-Korabi 9-1
Dje, datë 29 tetor 2017 
Dinamo-Kastrioti 0-0
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kastrioti 5 14
2.Besa 6 12
3.Erzeni 6 10
4.Besëlidhja 6 11
5.Egnatia 6 10
6.Dinamo 5 8
7.Korabi 6 8
8.Tërbuni 6 3
9.Vllaznia B 6 2
10.Burreli 6 3
GRUPI B
Ndeshjet-Java e gjashtë
Të premten, 27 tetor 2017 
Bylis-Pogradeci 3-3
Naftëtari-Iliria 1-0
Të shtunën, 28 tetor 2017 
Tomori-Tirana 0-2
Shkumbini-Shënkolli 0-0
Turbina-Apolonia 0-2
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Tirana 6 18
2.Bylis 6 12
3.Apolonia 6 11
4.Tomori 6 8
5.Shkumbini 6 8
6.Shënkolli 6 7
7.Iliria 6 6
8.Pogradeci 6 6
9.Turbina 6 4
10.Naftëtari 6 3
Sigal