Shpërthejnë kampionët, 17 rekorde kombëtare në Kupën e Shqipërisë

1178
Sigal

 Mbyllet me sukses aktiviteti i Federatës Shqiptare të Notit. Si ekip fitojnë Te Stela për femra dhe Tirana për meshkuj. Nikol Merizaj e Klavio Meçe më të mirët

Me një festë sportive të jashtëzakonshme të fituesve u mbyll me sukses Kupa e Shqipërisë në Not, e shoqëruar kjo me një buqetë prej 17 rekordesh të reja Kombëtare, ku spikasin tre për të Rritur të vendosur nga notari i talentuar Klavio Meçe. Tirana për meshkuj (308 pikë) dhe Te Stela për femra (164 pikë) janë dhe fituesit e aktivitetit të dytë më të rëndësishëm kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Notit. Klavio Meçe (Te Stela) me 2533 pikë FINA mposhti konkurrencën me notarin Sidni Hoxha (TDS) 2372 pikë FINA, duke qenë ai fituesi i trofeut për meshkuj, ndërkohë që fituesja për femra u nda me diferencën e vetëm një pike midis Nikol Merizaj (Te Stela) me 2224 pikë FINA dhe fitueses së edicionit të kaluar të Kupës, Anxhela Kashari (TDS) 2223 pikë FINA. Kupën dhe medaljet përkatëse fituesve ua dorëzoi Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Z. Agim Çiraku. Në renditjen ekipore në vend të dytë për meshkuj doli Te Stela me 158 pikë, ndërsa në të tretin Teuta Suiming 104 pikë. Për femrat, në vend të dytë u rendit Tirana me 147 pikë dhe në të tretin Partizani 65 pikë. Nga tre rekorde vendosën Klavio Meçe (Te Stela) dhe Ledia Allaraj (Partizani), nga dy rekorde vendosën Sonja Kapedani (Torando) dhe Aleksandër Ngresi, ndërsa nga një rekord vendosën Alesia Neziri (Tirana),  Arsinda Dervishi (Nobis), Eneo Gjoka (Teuta Durrës), Bianti Danaj (Jon Vlorë), Enion Çumani (Saranda), Franc Berdaku (Teuta Sëimming) si dhe një rekord ekipor nga Teuta Suimming (stafetë). Në Kupën e Shqipërisë, si në ditën e parë (29 korrik) ashtu dhe në të dytën (30 korrik) spikatën për femra Nikol Merizaj e Te Stela (katër vende të para: 100m, 200m e 400m stili i lirë, 100m delfin), Patricia Cani e Partizanit (tre vende të para: 50m, 100 m bretkose dhe 200m katernotim); Anxhela Kashari e Tirana Delfin Sport (tre vende të para 50m stil i lirë, 50m bretkosë, 50m shpinë e 50m delfin); Rashel Demko e Te Stela (400m katërnotim); Kerolajn Kola e Tradita-A (200m shpinë) dhe Mishel Koroveshi e Te Stela (800m dhe 1500m stil i lirë) Kejsi Delli e Tiranës (200 m bretkosë), Diana Basho e Tiranës (200m flutur). Për meshkuj Sidni Hoxha i Tirana Delfin Sport (katër vende të para: 50m bretkosë, 100m stil i lirë, 200mshpinë dhe 200m katërnotim); Klavio Meçe i Te Stela (katër vende të para 200m, 400m, 800m dhe 1500 m stil i lirë, tre rekorde në tre garat e fundit); Deni Baholli i Te Stelës (dy vende të para: 100m dhe 200m bretkosë); Kristi Kapllani i Tiranës (dy vende të para: 50m dhe 100m  shpinë), Binald Mahmutaj i Tiranës (tre vende të para: 400m katër notim dhe 100m e 200m flutur). Kupa e Shqipërisë u zhvillua në një atmosferë të këndshme e rivalitet sportiv në pishinën olimpike 50-metërsh të “Akuadrom”-it në kryeqytet, me pjesëmarrjen e të gjithave ekipeve e shoqatave të teseruara në Federatën Shqiptare të Notit.

  

 17 rekordet e Kupës së Shqipërisë

 1 – KLAVIO MEÇA (Te Stela) vendosi rekord të ri kombëtar në 400 metra stil i lirë për të Rritur, me kohën e re 4’12”38, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po nga ai vetë me 4.15”38, të vendosur më 24 maj 2014 në mitingun ndërkombëtar të Lubjanës. 

 

2  – ENEO GJOKA (Teuta Durrës) vendosi një rekord të ri në 200m shpinë për moshën U-10 vjeç (meshkuj), me kohën e re 3’18”94, duke përmirësuar kohën e mbajtur nga Dinal Reka me 3’29 ”28 (2008).

 

3 – ALESIA NEZIRI (Tirana) vendosi rekord në 50m shpinë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 35”58, duke thyer atë të mëparshëm të Klea Konoplevias me kohën 36”55 (2011).

 

4 – SONJA KAPEDANI (Tornado) vendosi rekord në 200 metra katërnotim për moshën 9-10 vjeç (femra), duke fiksuar kronometrin në kohën e re 3’11”97. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Ledia Allaraj me 3’21”57.

 

5 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord në 100 metra flutur për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’17”94, duke e thyer me gati 9 sekonda rekordin e vjetër të mbajtur nga Rashel Demko (2009) me kohën 1’26”72.

6 – KLAVIO MEÇE (Te Stela) dëshmoi talentin e tij duke vendosur një rekord të ri për të Rritur në 800m stil i lirë, me kohën e re 8’48”88, e duke përmirësuar kështu kohën e mëparshme të mbajtur po prej tij 8’54”94 (të vendosur në maj 2014 në Lubjanë).

7 – ALEKSANDËR NGRESI (Teuta Suimming) vendosi një rekord të ri në 800 metra stil i lirë për moshën 13-14 vjeç (meshkuj), duke e fiksuar kronometrin në kohën 9’31”59.

8 – ARSINDA DERVISHI (Nobis) vendosi rekord të ri në 800 metra stil i lirë (femra) me kohën e re 11’38”73, duke përmirësuar kohën e mëparshëm të mbajtur nga Suila Kosova (2008) me kohën 11’41”38.

9 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord të ri në 50m stil i lirë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 31”66, duke përmirëuar kohën e vjetër të mbajtur po prej saj me 32”09.

10 – BIANTI DANAJ (Shoqata “Jon” Vlorë) vendosi rekord të ri në 200m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç (meshkuj) me kohën 2’27”97, duke përmisuar kohën e vjetër të mbajtur po prej tij me 2’28”06.

11 – ENION ÇUMANI (Saranda) vendosi rekord për moshën 9-10 vjeç në 50m bretkosë me kohën e re 44’90, duke thzer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Vasil Lavdaniti (2013) me kohën 46’04.

12 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord të ri në 100m stil i lirë për fëmijë 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’09”57. Rekordi i vjetër mbahej nga Klea Konoplevia (2011) me 1’10”21.

13 – ALEKSADËR NGRESI (Teuta Suiming) vendosi rekord të ri në 100m stil i lirë (meshkuj) për moshën 13-14 vjeç me kohën e re 59’05, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kristi Xhaferi (2011) me kohën 1’00”41.

14 – KLAVIO MEÇE (Te Stela) vendosi rekord të ri për të Rritur në 1500 metra stil i lirë me kohën e re 16’45”12, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po nga ai vetë me 16’55”24 (maj 2014).

15 – FRANC BËRDAKU (Teuta) vendosi rekord të ri për të rinj në garën 1500m stil i lirë (meshkuj) me kohën e re 18’12”78, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur nga Binald Mahmutaj (2013) me 19’03”56.

16 – SONJA KAPEDANI (Tornado) vendosi rekord të ri për moshën 9-10 vjeç në 200m bretkosë me kohën e re 3’22”81, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po nga ajo vetë me 3’24”81.

17 –  TEUTA SUIMING (si ekip) në stafetën 4×200 metra stil i lirë për të Rinj me kohën e re 8’56”64, duke thyer pas tetë vjetësh rekordin e vjetër të mbajtur nga Lokomotiva e Durrësit me 9’17”04. Skuadra e Teuta Suimiming përbëhej nga Frenc Berdaku, Aleksandër Ngresi, Ron Mujani dhe Enea Zhupaj.

Rezultatet teknike të Kupës së Shqipërisë në not

Meshkuj

50 m stil i lirë           Eduard Cane (Nobis)        25”43

100 m stil i lirë    Sidni Hoxha (TDS)          52”06

200 m stil i lirë    Klavio Meçe (Te Stela)     2’01”34

400 m stil i lirë    Klavio Meçe (Te Stela)     4’12”38

800 m stil i lirë    Klavio Meçe (Te Stela)     8’48”88

1500 m stil i lirë   Klavio Meçe (Te Stela)     16’45”00

50 m bretkosë        Deni Baholli (Te Stela)    31”45

100 m bretkosë       Deni Baholli (Te Stela)    1’12”74

50 m shpinë          Kristi Kapllani (Tirana)   31”39

100 m shpinë         Kristi Kapllani (Tirana)   1’08”82

200 m shpinë         Sidni Hoxha (TDS)          2’23”01

50 m flutur          Kristi Xhaferri (Tirana)   27”28

100 m flutur         Binald Mahmuti (Tirana)    1’03”15

200 m flutur         Binald Mahmuti (Tirana)    2’24”15

200 m katërnotim           Sidni Hoxha (TDS)          2’19”06

400 m katërnotim          Binald Mahmuti (Tirana)    5’04”74

4×100 m stil i lirë  Te Stela                   3’57”95

4×200 m stil i lirë  Tirana                     8’44”60

Ekipi më i mirë: TIRANA (308 pikë FINA)

Sportisti më i mirë: Klavio Meçe (2533 pikë FINA)

Femra

50 m stil i lirë           Anxhela Kashari (TDS)      28”64

100 m stil i lirë    Nikol Merizaj (Te Stela)   1’01”61

200 m stil i lirë    Nikol Merizaj (Te Stela)   2’17”32

400 m stil i lirë    Nikol Merizaj (Te Stela)   4’52”50

800 m stil i lirë    Mishel Koroveshi (Te Stela)     11’32”06

1500 m stil i lirë   Mishel Koroveshi (Te Stela)     21’32”06

50 m bretkosë        Patricia Cani (Partizani)  38”72

100 m bretkosë       Patricia Cani (Partizani)  1’22”53

200 m bretkosë       Kejsi Delli (Tirana)       3’15”94

50 m shpinë          Anxhela Kashari (TDS)      34”42

100 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)    1’18”84

200 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)    2’44”79

50 m flutur          Anxhela Kashari (TDS)      30”19

100 m flutur         Nikol Merizaj (Te Stela)   1’09”78

200 m flutur         Diana Basho (Tirana)       2’43”18

200 m katërnotim           Patricia Cani (Partizani)  2’44”68

400 m katërnotim          Rashel Demko (Te Stela)    6’16”70

4×100 m miks         Tirana                     5’27”30

4×200 m stil i lirë  Te Stela                   4’57”79

Ekipi më i mirë: TE STELA (144 pikë)

Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (2224 pikë FINA)

RENDITJA EKIPORE

MESHKUJ

1. Tirana       308 pikë

2. Te Stela     158 pikë

3. Teuta Suiming 104 pikë

FEMRA

1. Te Stela     164 pikë

2. Tirana       147 pikë

3. Partizani    65 pikë

RENDITJA INDIVIDUALE

MESHKUJ

1. Klavio Meçe (Te Stela) 2533 pikë FINA

2. Sidni Hoxha (TDS) 2372 pikë FINA

FEMRA

1. Nikol Merizaj (Te Stela)     2224 pikë FINA

2. Anxhela Kashari (TDS) 2223 pikë FINA

Kreu i Federatës: “S’ka më bukur se kur u dorëzon medaljet rekordmenëve”

 Presidenti Çiraku: “Noti shqiptar në rrugën e duhur”

 President i Federatës Shqiptare të Notit, Z. Agim Çiraku, shprehu vlerësimet më të larta për arritjet në Kupën e Shqipërisë të shoqëruar me 17 rekorde të reja, ku spikatën tre rekordet e notarit Klavio Meçe në garat 400, 800 e 1500m stil i lirë. “Ishte një aktivitet shumë i bukur i shoqëruar me 17 rekorde të reja Kombëtare, ku spikasin ato për të rritur. Përgëzoj tetë rekordmenët dhe kampionët 22 garave të zhvilluara, ashtu si dhe të gjithë komunitetin e notit. Fakti që, pas 14 rekordeve të regjistruara në Kampionatin Kombëtar për Fëmijë të zhvilluar në fillim të muajit korrik (2-3 korrik 2014), u arritën edhe 14 rekorde të reja po për moshat në Kupën e Shqipërisë tregon se, perspektiva e notit shqiptar është e mirë. I ndoqa nga afër të gjitha garat e zhvilluara dhe pashë notarë e trajnerë të përkushtuar dhe tepër seriozë në përmbushje të punës së tyre. S’ka më bukur se kur u dorëzon medaljet rekordmenëve. Jam i bindur se, edhe në Kampionatin Kombëtar për të Rritur, të Rinj, Fëmijë e Veteranë që do të zhvillohet në fillim të muajit shtator (3-4 shtator 2014), do të kemi rekorde të tjera”, – tha Presidenti Çiraku për gazetën “Telegraf”.

Fituesit flasin për “Telegraf”

  Nikol Merizaj: “Më duket ende e pabesueshme”

 Nikol Merizaj shpërtheu në lot, kur dëgjoi emrin si sportistja më e mirë e Kupës së Shqipërisë. Notarja 15-vjeçare e ekipit “Te Stela” fitoi me vetëm një pikë me rivalen e saj të madhe, Anxhela Kashari (TDS). Merizaj grumbulli 2224 pikë FINA, ndërsa fituesja së edicionit të kaluar të Kupës, 2223 pikë FINA. Nikol Merizaj e Te Stela fitoi katër vende të para: 100m, 200m e 400m stili i lirë dhe 100m delfin. “Më duket një gjë e pabesueshme, po dridhem në këto momente nga emocionet, as vetë nuk arrij ta besoj se jam unë fituesja. Gjithsesi, mendoj se është fryt i një punë dhe lodhjeje të jashtëzakonshme. Do të mundohem që dhe Kampionatin Kombëtar të dal kampione””.

  Klavio Meçe: “Kam ende rekorde për të thyer”

 Klavio Meçe ishte “fenomeni” i Kupës së Shqipërisë, duke u shpallur me meritë si sportisti më i mirë i aktivitetit me  me 2533 pikë FINA. Notari simpatik i ekipit “Te Stela” vendosi tre rekorde për të Rritur: 400m stil i lirë (4’12”38), 800m stil i lirë (8’48”88) dhe 1500m stil i lirë (16’45”12) si dhe i fitoi ta katër garat ku ai mori pjesë, përfshirë edhe 200m stil i lirë. “Jam shumë i lumtur që arrita të shpallem si sportisti më i mirë i Kupës së Shqipërisë. Tre rekordet i prisja, pasi jam stërvitur shumë gjatë dy viteve të fundit. Fitimi i Kupës më bëri të kuptoj se kam akoma më shumë për të dhënë nga vetja, për të fituar trofe të tjerë. Besoj se, kam një të ardhme më të mirë përpara”.

  Ledia Allaraj, 3 rekorde në katër gara

 Notarja e talentuar e Partizanit, Ledia Allaraj, nuk mund të mungonte për të firmosur me rekordet e saj edhe në ditën e dytë të Kupës së Shqipërisë. Pas rekordit të në 100 metra flutur për moshën 11-12 vjeç me kohën e re 1’17”94, duke e thyer me gati 9 sekonda rekordin e vjetër të mbajtur nga Rashel Demko (2009) me kohën 1’26”72, ajo vendosi edhe dy rekorde të tjera. 12 – LEDIA ALLARAJ (Partizani) vendosi rekord të ri në 100m stil i lirë për fëmijë 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 1’09”57. Rekordi i vjetër mbahej nga Klea Konoplevia (2011) me 1’10”21. Rekordi i tretë u regjistrua në 50m stil i lirë, për moshën 11-12 vjeç (femra) me kohën e re 31”66, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po prej saj me 32”09.

  Sonja Kapedani

Sonja Kapedani (Tornado) vendosi dy rekorde për moshën 9-10 vjeç: në 200 metra katërnorim, duke fiksuar kronometrin në kohën e re 3’11”97 dhe 200m bretkosë me kohën e re 3’22”81. “Jam e lumtur që e mbylla me dy rekorde Kupën”, – thotë vogëlushja simpatike.

 Arsinda Dervishi

Arsinda Dervishi do ta mbajë mend këtë edicion të Kupës së Shqipërisë, pasi notarja e Nobis regjistroi rekordin e parë në karrierën e saj modeste në not. “Ndihem shumë emocionuar, e kam pritur shumë gjatë këtë moment”, – tha ajo për “Telegraf”.

 Enion Çumani

Notari i Sarandës, Enion Çumani, shkroi emrin e tij në librin e Kupës së Shqipërisë 2014. “E kam filluar notin para një viti, kur isha vetëm 9 vjeç. Këtë vit vendosa një rekord të ri. Më jep një shtysë të madhe. Falënderoj trajnerin Edi Vasi”, – tha ai.

 Bianti Danaj

Bianti Danaj (JON) nuk ndalet, duke vendosur sërish rekord. Kësaj radhe në 200m stil i lirë për moshën 11-12 vjeç (meshkuj) me kohën 2’27”97, duke përmirësuar kohën e vjetër të mbajtur po prej tij me 2’28”06. “Është rezultat i një punë sistematike”, – tha ai.

 Binald Mahmutaj

Notari i talentuar i Tiranës, Binald Mahmutaj, fitoi tre gara në 100m e 200m delfin si dhe në 400m katërnotim. “Jam stërvitur shumë mirë, kam pasur besim shumë në veten time. Dola kampion në tre gara individuale dhe një ekipore, në stafetë”, – tha ai.

 Kristi Kapllani

Notari fjalëpakë e punëshumë i Tiranës fitoi dy gara në 50m e 100m shpinë. “Gjithmonë është bukur kur fiton, pasi këtë vit rivaliteti ishte shumë i madh, madje edhe me shokët e skuadrës sime. Pres rezultatet më të mira nga vetja”- tha ai.