Shorti i pamëshirshëm/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo, Maqedonia e Veriut “peshkon” kampionët e Europës

203
Sigal

Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar.

Sot, 12 skuadrat e mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit. Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos.

Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi.

SHORTI

RRUGA A
Gjysmëfinalja 1
Skoci – Ukrainë

Gjysmëfinalja 2
Uells – Austri

FINALJA
Uells/Austri – Skoci/Ukrainë

RRUGA B
Gjysmëfinalja 1
Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 2
Suedi – R. Çeke

FINALJA
Rusi/Poloni – Suedi/R. Çeke

RRUGA C
Gjysmëfinalja 1
Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2
Portugali – Turqi

FINALJA
Portugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut