Shorti i Kategorisë së Parë

531
Sigal

Dinamo e nis kundër Veleçikut. Elbasani pret Tërbunin, derbi në Fier në Apolonia-Shkumbini

Kategoria e Parë nis rrugën e gjatë të sezonit të ri. 16 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët javë pas jave duke nisur që nga data 31 gusht kur do të zhvillohen edhe përballjet e para. Në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, u hodh dje shorti për sezonin e ri ku 16 ekipe do të luftojnë mes tyre për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore por edhe për të mbijetuar në këtë kategori. 8 takimet e javës së parë do të luhen të gjitha në orën 17:00 ku Dinamo do të udhëtojë drejt Pukës për t’u ndeshur me debutuesit e Veleçikut. Një tjetër përballje interesante e kësaj jave është edhe ajo mes Kamzës e Luftëtarit, ndërsa dy skuadrat e rëna nga Superiorja, Apolonia dhe Shkumbini do të përplasen që në javën hapëse. Ndërkohë, organizatorët e shortit u kujdesën që Elbasani ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi me rastin e përvjetorit të 100-të të themelimit të klubit. Verdheblutë do ta startojnë sezonin me një festë në “Ruzhdi Bizhuta” ku do të presin skuadrën e Tërbunit. Derbi Elbasani-Shkumbini do të luhet në javën e tretë. Për të dytin sezon rresht, Dinamo do ta zhvillojë kampionatin e saj mes skuadrat e Kategorisë së Parë. Disa muaj më parë ekipi kryeqytetas rrezikoi madje edhe rrëzimin nga kjo kategori por tashmë duket se situata është qetësuar në kampion blu. Shefi i klubit, Ismet Saliaj, konfirmon për mediat e pranishme në selinë e FSHF-së, krijimin e grupit të drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti, duke shtuar se është i kënaqur nga grupi aktual i lojtarëve. Kategoria e Parë është një kampionat i luftuar ku vetëm dy ekipe kanë mundësinë të ngjiten mes më të mirave, por Saliaj shprehet i bindur se Dinamo do të ketë një fytyrë tjetër gjatë këtij sezoni. Ai zbulon edhe objektivin që është rikthimi në Superiore. Një nga surprizat më të mëdha të sezonit të shkuar në Kategorinë e parë ishte skuadra e Mamurrasit që mbeti deri në javët e fundit  nga pretendent për t’u ngjitur në Superiore. Skuadra veriore përgatitet për një tjetër sezon të vështirë, por këtë herë me objektivin për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Këtë e konfirmon për mediat sportiveedhe presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca. Kategoria e Parë është një kampionat më shumë rivalitet dhe me kundërshtarë të fortë. Kampionati mbyllet me duelin Elbasani-Dinamo, dy skuadra që kanë bërë emër në futbollin shqiptar, por që tani janë në kategorinë inferiore. Dinamo ka fituar 18 tituj kampionë në Superligë, ndërsa Elbasani, dy.

KATEGORIA E PARË

FAZA E PARË

 

JAVA I

31.08.2013, 17:00

Veleçiku-Dinamo

Albpetrol-Butrinti

Himara-Tomori

Adriatiku-Burreli

Pogradeci-Ada

Apolonia-Shkumbini

Kamza-Luftëtari

Elbasani-Tërbuni

Java II

07.09.2013, 16:00

Dinamo-Tërbuni

Luftëtari-Elbasani

Shkumbini-Kamza

Ada-Velipoja

Burreli-Pogradeci

Tomori-Adriatiku

Butrinti-Himara

Veleçiku-Albpetrol

Java III

14.09.2013, 16:00

Albpetrol-Dinamo

Himara-Veleçiku

Adriatiku-Butrinti

Pogradeci-Tomori

Apolonia-Burreli

Kamza-Ada

Elbasani-Shkumbini

Tërbuni-Luftëtari

Java IV

21.09.2013, 16:00

Dinamo-Luftëtari

Shkumbini-Tërbuni

Ada-Elbasani

Burreli-Kamza

Tomori-Apolonia

Butrinti-Pogradeci

Veleçiku-Adriatiku

Albpetrol-Himara

Java V

28.09.2013, 16:00

Himara-Dinamo

Adriatiku-Albpetrol

Pogradeci-Veleçiku

Apolonia-Butrinti

Kamza-Tomori

Elbasani-Burreli

Tërbuni-Ada

Luftëtari-Shkumbini

Java VI

19.10.2013, 14:30

Dinamo-Shkumbini

Ada-Velipoja

Burreli-Tërbuni

Tomori-Elbasani

Butrinti-Kamza

Veleçiku-Apolonia

Albpetroli-Pogradeci

Himara-Adriatiku

Java VII

05.10.2013, 14:30

Adriatiku-Dinamo

Pogradeci-Himara

Apolonia-Albpetrol

Kamza-Veleçiku

Elbasani-Butrinti

Tërbuni-Tomori

Luftëtari-Burreli

Shkumbini-Ada

Java VIII

26.10.2013, 14:30

Burreli-Dinamo

Tomori-Luftëtari

Butrinti-Tërbuni

Veleçiku-Elbasani

Albpetroli-Kamza

Himara-Apolonia

Adriatiku-Pogradeci

Java IX

02.11.2013, 14:00

Pogradeci-Dinamo

Apolonia-Adriatiku

Kamza-Himara

Elbasani-Albpetrol

Tërbuni-Veleçiku

Luftëtari-Butrinti

Shkumbini-Tomori

Ada-Burreli

Java X

09.11.2013, 14:00

Dinamo-Burreli

Tomori-Ada

Butrinti-Shkumbini

Veleçiku-Luftëtari

Albpetroli-Tërbuni

Himara-Elbasani

Adriatiku-Kamza

Pogradeci-Apolonia

Java XI

23.11.2013, 14:00

Apolonia-Dinamo

Kamza-Pogradeci

Elbasani-Adriatiku

Tërbuni-Himara

Luftëtari-Albpetroli

Shkumbini-Veleçiku

Ada-Velipoja

Burreli-Tomori

Java XII

30.11.2013, 14:00

Dinamo-Tomori

Butrinti-Burreli

Veleçiku-Ada

Alpbetroli-Shkumbini

Himara-Luftëtari

Adriatiku-Tërbuni

Pogradeci-Elbasani

Apolonia-Kamza

Java XIII

07.12.2013, 14:00

Kamza-Dinamo

Elbasani-Apolonia

Tërbuni-Pogradeci

Luftëtari-Adriatiku

Shkumbini-Himara

Ada-Albpetroli

Burreli-Veleçiku

Tomori-Butrinti

Java XIV

14.12.2013, 14:00

Dinamo-Butrinti

Veleçiku-Tomori

Albpetroli-Burreli

Himara-Ada

Adriatiku-Shkumbini

Pogradeci-Luftëtari

Apolonia-Tërbuni

Kamza-Elbasani

Java XV

21.12.2013, 14:00

Elbasani-Dinamo

Tërbuni-Kamza

Luftëtari-Apolonia

Shkumbini-Pogradeci

Ada-Adriatiku

Burreli-Himara

Tomori-Albpetroli

Butrinti-Veleçiku

  Sezoni i ri

Kampionati i Kategorisë së Parë starton, më 31 gusht dhe do të mbarojë më 10 maj të vitit të ardhshëm. Faza e parë përfundon më 21 dhjetor. E dyta nis në shkurtin e vitit tjetër.

 Format i ri

Sezonin e ardhshëm (2014-2015), kampionati i Kategorisë së Parë do të ndryshojë format pasi 20 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në dy grupe me nga dhjetë skuadra.

 Derbi i Fierit

 Është interesant fakti që, në këtë sezon marrin pjesë dy ekipet e Qarkut të Fierit: Apolonia e Fierit dhe Albpetroli i Patosit, pra do të kemi një derbi. Bylisi merr pjesë në Superligë.

 Duell kampionësh

 Kampionati mbyllet me duelin Elbasani-Dinamo, dy skuadra që kanë bërë emër në futbollin shqiptar. Dinamo ka fituar 18 tituj kampionë në Superligë, ndërsa Elbasani, dy.

 Kukësi blen Dritan Smajlin

 Dritan Smajli firmosi me Kukësin, nënkampionin e Shqipërisë. Në fakt, mbrojtësi i njohur lezhjan, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë në tre sezonet e fundit, nënshkroi para disa javësh një kontratë me Flamurtarin, por për shkak të politikës së re të vlonjatëve ai u la i lirë. Smajli konsiderohet si një nga lojtarët më cilësorë të kampionatit tonë, kështu që është një përforcim shumë i vlefshëm për Kukësin. Kuksianët po bëjnë histori në Ligën e Europës, teksa kanë kalaur dy ture dhe kanë shanse reale për të kaluar edhe turin e tretë.