Shorti i buzëqesh Skëndebeut, “fatet” e kampionatit vendosen në Durrës

229
Sigal

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish ditën e sotme, ku do të luhen ndeshjet e velfshme për javën e 34-t të kampionatit, i cili këtë sezon ka qënë mjaft argëtues, ku ka sjellë dhe surpriza, si forma e mirë e Teutës, Laçit dhe Vllaznisë. Ndryshe nga herët e tjera, të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 17:00, ku vendimtare do të jetë përballja në stadumin “Niko Dovana”, të Durrësit midis Teutës dhe Partizanit. Ekipet e fundit të tabelës do provojnë sërish këtë javë të gjitha shancet e tyre, për të mbijetuar këtë sezon, teksa Skënderbeut më në fund i “buzëqesh fati” dhe do të presë në shtëpinë e tyre Apoloninë. Short i keq dhe për Bylis dhe Kastriotin, ekipe të cilat do të ndeshen respektivisht me Kukësin dhe Vllazninë, teksa kjo e fundit do përpiqet të marrë rezultat maksimal nga kjo ndeshje për të ruajtur biletën e saj për në kupat europiane. Përballje e vështirë dhe për kurbinasit e Shpëtim Duros, të cilët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit, për t’u përballur në stadiumin “Selam Stërmasi” me Tiranën. Ndërsa supersfida Teuta-Partizani, do të vendosë nëse titulli kampion “do të qëndrojë” në kryeqytet për të 3-tin vit rradhazi apo “do të udhëtojë” drejt Durrësit, pas 27 vitesh mungesë.

Kategoria Superiore – Java 34
E hënë, më 17 maj 2021

Ora 17:00 | Skënderbeu – Apolonia
Ora 17:00 | Kukësi – Bylis
Ora 17:00 | Vllaznia – Kastrioti
Ora 17:00 | Tirana – Laçi
Ora 17:00 | Teuta – Partizani