Shorti i Botërorit, Kylian Mbappe refuzon ftesën e sheikëve të Katarit

Në datën 1 prill do të hidhet shorti i Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Kurioziteti është shumë  i madh për të parë se çfarë fati kanë rezervuar goglat për shtetet pjesëmarrëse.

Kylian Mbappe ishte përzgjedhur si Ambasador  për këtë shorte, si një ndër lojtarët e Francës që u shpall kampionë në edicionin e vitit 2018 që u zhvillua në Rusi. Megjithatë 23 vjeçari ka habitur me vendimin e tij duke refuzuar këtë ftesë. Arsyeja është sepse sulmuesi e konsideron të pavend që ai të jetë aty pasi nuk është kapiten i skuadrës dhe si rrjedhojë ky nder i takon portierit Hugo Loris.

NOA

Nuk dihet nëse kjo është një shenjë ndaj sheikëve pasi e ardhmja e tij tek PSG-ja është në pikëpyetje.