Shmanget dëmtimi i rëndë për Ibrahimovic, ja sa pritet që të mungojë

249
Sigal

Zlatan Ibrahimovic merr lajme shumë pozitive nga dëmtimi i djeshëm, teksa nga kontrolli i sotëm nuk është evidentuar asnjë lëndim në thembrën e akilit. Në ekzaminimet mjekësore dhe rezultatet e ditës së sotme në grafi përjashtohet dëmtimi i rëndë dhe pas 10 ditësh do të ketë rikontroll.

“AC Milan raporton se Zlatan Ibrahimovic, në stërvitjen e djeshme pësoi një dëmtim të muskulit solid të pulpës së këmbës së djathtë. Tendina e Akilit është krejtësisht e paprekur. Një kontroll me instrumente do të bëhet brenda dhjetë ditësh”.

Suedezi gjithsesi pritet që të mungojë një muaj, teksa me shumë mundësi mund të humbasë ndeshjet e para pas rikthimit.