Shkëmbi: Me Kukësin gabuam vetëm në momentin që pësuam gol

162
Sigal

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka pak gjëra për t’i kritikuar skuadrës së tij, pavarësisht humbjes përballë Kukësit.

Në “Gol pas Goli”, trajneri korçar i dinamovitëve deklaroi: “Kemi bërë gjithçka mirë, përveçse në rastin e golit të Kukësit. Lojtarët vepruam ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen. Patëm raste për të shënuar, nuk arritëm t’i shfrytëzonim, ndërsa Kukësi përfitoi nga ai rast dhe shënoi.

E theksoj, nuk kemi luajtur keq përveç atyre 10 sekondave kur pësuam gol. I mërzitur jam vetëm për rezultatin, jo për pjesën tjetër.

Sa i përket Ibraimit, kemi një aset dhe vazhdoj të mendoj që Ibraimi mund të ketë ndonjë moment të dobët, si ai kur duhej të kishte shënuar, por mbetet një lojtar që i bën gjërat si di ai”.