Shkelën protokollin e stërvitjeve, kryesuesit e kampionatit në Austri rrezikojnë zbritje pikësh

288
Sigal

Lask mban vendin e parë në renditjen e kampionatit në Austri, por së fundmi ka përfunduar në telashe. Federata austriake ka hapur një hetim ndaj klubi bardhezi për shkak të shkeljes së protokollit të stërvitjeve.

Pavarësisht se është e lejuar stërvitja në grupe të vogla, federata e këtij vendi ka marrë shumë video që tregojnë stërvitje normale të skuadrave, duke vijuar njëlloj si në të kaluarën.

Klubi i Lask rrezikon një gjobë, ose një dënim me zbritje pikësh, për shkak të shkeljes së rregullave të vendosur nga qeveria. Stepghan Reiter, drejtor në ekipin e Salzburgut është shfaqur i tronditur nga sjellja e ekipit rivalë. Futbolli në Austri do të rifillojë m 29 maj, me finalen e Kupës, për t’i lënë vend më pas zhvillimit të kampionatit