Shifra të jashtëzakonshme, “Forbes” zbulon kush janë pesë futbollistët më të paguar në Botërorin e Katarit

62
Sigal

Revista e njohur amerikane “Forbes” e specializuar në botën e biznesit dhe financave, ka zbuluar se cilët janë lojtarët më të paguar në Botërorin e Katarit. Revista ka zbuluar edhe shumën që vjen nga reklamat dhe sponsorët. Ja kush janë 5 lojtarët më të paguar.

1-  Kilian Mbape është më i paguari në botë. Për sezonin 22-23 do të marrë 124 milionë euro, të ndara në 106 milionë që do të fitojë duke luajtur futboll dhe 18 të tjerat në reklama dhe sponsorë.

2-  Pavarësisht moshës së tij, ylli argjentinas Lionel Mesi është ende në podiumin e lojtarëve më të paguar. Sipas Forbes, në sezonin aktual ai do të fitojë 115 milionë euro, 62 milionë në fushën e blertë dhe 53 në kontrata jashtë fushës.

3- Lojtari kryesor i Portugalisë nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, por ai ka rrogën e tij për këtë sezon. Kristiano Ronaldo do të marrë 96 milionë euro këtë vit, 38 milionë nga klubi dhe 58 milionë nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.

4- Ylli brazilian Nejmar do të fusë në xhep në sezonin 22-23 84 milionë euro nga të cilat 53 vijnë nga aktiviteti i tij futbollistik dhe 31 të tjerat në reklama.

5- Xhevahiri i Polonisë, Robert Levandovski do të fitojë 34 milionë euro për një sezon. 26 milionë nga klubi dhe gati 8 milionë nga kontratat jashtë fushës.