Shifër e pabesueshme, ja sa tifozë humbi Real Madrid në rrjetet sociale 24 orë pas largimit të Ronaldos

482
Sigal

Cristiano Ronaldo nuk është një futbollist i zakonshëm dhe kjo dihet tashmë. Çdo lëvizje e portugezit ka pasoja dhe këtë e vërteton numri i tifozëve që Real Madrid ka humbur në rrjetet sociale 24 orë pas largimit të tij drejt Juventusit.

Portali “Tifo” bën me dije se klubi spanjoll ka humbur 1 mln ndjekës në “Tëitter” në ditët e parë që Ronaldo nuk ishte më pjesë e tyre.

Ndërkohë Juventus, gjigandët italian që paguan mbi 100 mln euro për shërbimet e 33-vjeçarit, janë rritur me 4.7 mln ndjekës duke përfshirë të gjithë rrjetet sociale, ‘facebook’, ‘instagram’, ‘twitter’.