Shi i madh në Shkodër, rrezikon të mos luhet ndeshja Kosovë–Ukrainë

506
Ndeshja në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe Ukrainës rrezikon që të mos zhvillohet, shkaku i kushteve atmosferike.
Kosova është mikpritëse e Ukrainës në takimin e vlefshëm për kualifikimet në kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Megjithatë, ky takim mund të mos zhvillohet për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, shkruan tg.
Qyteti i Shkodrës, aty ku Kosova i zhvillon ndeshjet si vendas është vërshuar nga një shi i madh i cili rrezikon zhvillimin e ndeshjes.
Në pamje duket qartë si është moti në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa stadiumi i gjithi duket i zbrazët dhe ende asnjë tifoz nuk ka zënë ulësen.

loro borici 2

loro borici si
Sigal