Shënoi supergol nga mesfusha, Mançester Junajtid ndjek rivalin e Manajt në formacion

135
Sigal

Mançester Junajtid vazhdon kërkimin për futbollistë gjatë merkatos së verës, duke synuar që të afrojë lojtarë që ta ndihmojnë të kthehet në katërshen e parë në kampionat. Një prej emrave të piketuar është edhe i sulmuesit të Uotford, Ismaila Sarr.

Lojtari i cili për momentin i ka marrë vendin në formacion Rei Manajt, po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe e tregoi më së miri këtë javë ndaj Uest Bromuiç me një gol spektakolar nga mesfusha. Mediat angleze raportojnë se Darren Flettçer, drejtori teknik i “djajve të kuq”, ka qenë i pranishëm në stadium për të monitoruar sulmuesin që Ten Hag ka vendosur në listën e dëshirave të tij.

Transferimi i Ismaila Sarr drejt Mançester Junajtid do t’ia bënte më të lehtë aktivizimin Manajt, i cili në këto momente është një alternativë në stol në skuadrën angleze dhe ka luajtur vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve të deritanishme në Championship.