Shënoi 23 gola sezonin e kaluar, Lewandowski merr çmimin ‘Pichichi’ në La Liga

24
Sigal

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga, për edicionin 2022-2023.

Polakut iu nda çmimi i njohur si “Pichichi” në ceremoninë e organizuar nga gazetar “Marca”.

Lewandowski e përfundoi sezonin 2022-2023 i pari i tij në Spanjë me 23 gola në 34 ndeshje në La Liga për ekipin katalanas.

“Dua të falënderoj familjen, ekipin, trajnerin dhe stafin tim. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të përshtatesha shpejt me ekipin, të gjithë më ndihmuan që në fillim. Ne fituam La Ligën, Superkupën dhe tani ‘Pichichin’. Jam shumë, shumë i lumtur” – tha Lewandowski pasi fitoi çmimin.

Këtë sezon, megjithatë, Lewandowski nuk ka qenë në më të mirën e tij ndonjëherë.

Ai ka realizuar shtatë gola në 11 paraqitje gjithsej, katër më pak se lideri i listës së golashënuesve, Jude Bellingham, i Real Madridit.

“Sezoni është i gjatë, por Bellingham është këtu, një lojtar shumë i mirë. Mendoj se nuk është e lehtë tani të shënosh shumë gola në La Liga, shumë skuadra luajnë shumë në mbrojtje, por edhe fizikisht. Por ne jemi Barcelona dhe gjithmonë duam jo vetëm të fitojmë, por edhe të shënojmë shumë gola”, shtoi ai.