SHBA-t, Kanadaja dhe Meksika zbarkojnë në FSHF, kërkesë për Shqipërinë

795
Sigal

Në zyrat e FSHF-së presidenti Armando Duka priti sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, të cilët së bashku përfaqësojnë edhe kandidaturën e tyre të shpallur tashmë zyrtare për organizimin e Botërorit të vitit 2026.

Përfaqësues të këtij delegacioni ishin Steve Reed, president i Federatës Kanadeze të Futbollit dhe njëherësh bashkëkryetar i komitetit organizator për kandidaturën e Kupës së Botës 2026; Brian Remedi, shef i zyrës administrative në Federatën Amerikane; nga Sandra Gage, shefe e zyrës së marketingut në Federatën Kanadeze, si edhe nga Inigo Riestra, drejtor për marrëdhëniet me jashtë në Federatën Meksikane të Futbollit.

Pas falënderoi Armando Dukën për pritjen, Steve Reed, deklaroi për mediat se 3 vendet janë gati për një event të tillë dhe se së bashku janë më të forta. “SHBA, Kanadaja dhe Meksika janë tashmë së bashku, më të fortë se kurrë, për të marrë organizimin e finaleve të Botërorit të vitit 2026. Jemi plotësisht gati për një event të tillë dhe jemi koshient që është një nder shumë i madh, po ashtu edhe një përgjegjësi e madhe, organizimi i një eventi të tillë botëror. Të tria vendet janë një bashkim shumë i madh edhe në afrimin e njerëzve dhe tifozëve me futbollin”.

Më pas ka folur Armando Duka i cili duket se është i bindur për të votuar kanidaturën e këtyre vendeve: “Jam njohur edhe me projektin tuaj si kandidaturë për organizimin e Botërorit të vitit 2026. Natyrisht, tri vende, të përfaqësuar me kandidaturën e tyre të vetme, është diçka shumë e mirë. Kam takuar ditë më parë edhe një delegacion nga Maroku, sepse edhe ata janë kandidatë zyrtarë. Natyrisht, zhvillimi i Botërorit në tri shtete së bashku, SHBA, Kanada e Meksikë, është diçka shumë e bukur për tifozët, pasi do të shohin tri vende, do të njihen me tri kultura dhe tri eksperienca të ndryshme. Nëse kandidatura juaj e përbashkët fiton, uroj dhe uroni të jetë edhe Shqipëria në atë Botëror. Është e vështirë, por jo e pamundur. Çdo vendim që do të marrë FIFA për këtë event mendoj se do të jetë i drejtë dhe në të mirë të futbollit”.