Sfidon Messin në gjysmëfinale, Klopp: Falë Zotit sonte nuk duhet të mendoj për të!

439
Sigal

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Champions League, atje ku do të gjejë Barcelonën. Strategu gjerman e mendon një ndeshje të madhe ndaj blaugranëve.

“Të shkosh për herë të dytë në gjysmëfinale është fantastike, na pret një ndeshje e madhe me Barcelonën, një betejë e vërtetë. Sot kemi pasur mundësitë tona për të goditur rivalët dhe e arritëm. Kishim nevojë për një Alisson në super formë.

Në pjesën e dytë Porto, ra në lojën e tyre, duke na e bërë më të thjeshtë kontrollin e ndeshjes. Ishte e parashikueshme, ndaj dhe vendosa të aktivizoja në pjesën e dytë Firminon dhe Henderson. Messi? Falë Zotit nuk duhet të mendoj sonte (qesh). Para sfidës me Barcelonën, kemi ende rezultatet të tjera për të arritur”, deklaroi Klopp.