Sfida që nuk duhet humbur, Luftëtari-Flamurtari, publikohen formacionet

451
Sigal

Për vetë pozitat ku ndodhen, Luftëtari-Flamurtari, është një ndeshje që asnjë nga dy ekipet nuk dëshirojnë ta humbasin. Gjirokastritët siguruan një fitore të madhe javën e shkuar teksa mposhtën Laçin 2-0 në transfertë. Ai tre piksh në Kurbin do të bëhej “nul” nëse gjirokastritët nuk bën të njëjtën gjë edhe përballë Flamurtarit, minimalisht të mos humbasin. Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ka vendosur që për këtë takim të hedh nga minuta e parë këto 11 lojtarë:
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka, Oshafi, Fili, Dunga

Flamurtari Formacioni Zyrtar

Pas u eliminuan nga Kupa për Flamurtarin e vetmja rrugë për të shpëtuar sezonin është kampionati. Europa duket një mision shumë i vështirë në këtë pikë të sezonit, nëse duan të mbajnë ndezur këtë shpresë atëherë ndaj Luftëtarit çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte një zhgënjim. Ilir Daja ka vendosur që për këtë takim të hedh nga minuta e parë këto 11 lojtarë:
Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Rapaj, Mustafi, Musta, Torasa, Kale, Batha