Sfida “ferri” në Durrës e Korçë

483
Sigal

Kupa e Shqipërisë/ Sot, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale: Skënderbeu-Flamurtari dhe Teuta-Kukësi

Edicioni i 62-të i Kupës së Shqipërisë do të njohë sot pas sfidave në “Niko Dovana” (Teuta-Kukësi) dhe “Skënderbeu” (Skënderbeu-Flamurtari) dy ekipet finaliste të kompeticionit që të ofron një biletë direkt në Ligën e Europës, por dhe një shumë prej 10 milionë lekësh shpërblim. FSHF-ja ka vendosur, në mirëkuptim edhe me katër skuadrat gjysmëfinaliste, që ndeshjet e kthimit të këtij raundi të Kupës së Shqipërisë të luhen në të njëjtën orë, 18:00. Sfidat e para kanë dhënë rezultate hapura. Kukësi e fitoi ndeshjen e parë në fushën e tij me rezultatin 3-2, ndërsa Skënderbeu doli me barazim të bardhë nga Vlora. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, do të luhet pa tifozë, pasi vendimit të djeshëm të Komisionit të Disiplinës.

SKËNDERBEU-FLAMURTARI

Skënderbeu dhe Flamurtari vijnë në 90-minutëshin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me objektivin për të synuar finalen. Gjithçka mbetet e hapur në këtë duel falë edhe barazimit pa gola në Vlorë dy javë më parë. Skënderbeu ishte pjesë e Grupit A ndërsa Flamurtari pjesë e Grupit B. Në gjysmëfinalen e parë më 26 mars skuadrat prodhuan një lojë pa shumë ritëm, dhe si rezultat doli në dritë barazimi 0-0 që lë gjithçka të hapur. Skënderbeu vjen në këtë sfidë të kthimit të gjysmëfinales së Kupës pas 6 fitoreve dhe një barazimi me golevarazh 20-2, ndërsa Flamurtari pas 5 fitoreve dhe dy barazimeve me golavarazh 12-2.

TEUTA-KUKËSI

Kukësi ka një rezultat për të mbrojtur në sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Kuksianët vijnë me avantazhin e fitores në ndeshjen e parë, durrsakët me atë të fushës. Pesë gola dhe një superndeshje në “Zeqir Ymeri”, por me Kukësin që fitoi 3-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës mike. Një takim me emocione dhe raste të shumta shënimi. Një 90- minutësh tërheqës që, nisi dhe përfundoi me gola. Teuta duket e favorizuar, pasi i mjafton edhe një fitore 1-0, ndërkohë që barazimi do të kualifikonte Kukësin. Në rrugëtimin e tyre të dyja skuadrat kanë hasur vështirësi, pavarësisht favorizimit nga shorti. Teuta sipas ndarjes ishte pjesë e shortit në Grupin A ndërsa Kukësi në Grupin B. Për të ardhur deri në gjysmëfinalen e kthimit Teuta regjistron 5 fitore, 1 barazim dhe një humbje me golavarazh 15-8, ndërsa Kukësi ka 6 fitore dhe 1 humbje me golavarazh 17-4.

GARA PËR TROFEUN

Në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend kanë mbetur katër skuadrat e superiores, Skënderbeu, Flamurtari, Teuta dhe Kukësi, që synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste, vetëm Teuta dhe Flamurtari e kanë fituar nga tri herë trofeun, ndërkohë që Skënderbeu dhe Kukësi nuk e kanë marrë atë asnjëherë. Skënderbeu për herë të fundit në finale ishte në sezonin 2011-2012, kur e humbi atë me Tiranën. Për korçarët, që kanë dështuar në tri sezone radhazi për të triumfuar në të dy kompeticionet, ndoshta ka ardhur momenti që të bëjnë realitet një ëndërr të vjetër të tifozëve juglindorë. Skënderbeu e ka fituar katër herë kampionatin, por kaq herë kanë humbur në finalet e Kupës, duke mos e shijuar ende suksesin në Kupën e Shqipërisë. Synon për herë të parë trofeun e Kupës edhe Kukësi, që një sezon më parë u eliminua nga Laçi në gjysmëfinale.

FINALJA NË TIRANË

Asnjë nga tri skuadrat e kryeqytetit nuk merr pjesë në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë. As Tirana dhe as Partizani nuk ia dolën të kualifikoheshin në çerekfinale gjatë këtij sezoni. Tirana u eliminuan nga Lushnja, Partizani nga Vllaznia dhe Dinamo nga Bylisi. Ia vlen të kujtojmë se Tirana dhe Partizani e kanë fituar nga 15 herë trofeun, ndërsa Dinamo 13 herë. Tirana është skuadra e fundit e kryeqytetit që e ka fituar këtë trofe në vitin 2012, kur mundi Skënderbeun në finale. Gjithsesi, finalja e këtij ediciono do të luhet në Tiranë, pasi asnjë nga katër ekipet gjysmëfinaliste nuk i përket kryeqytetit.

KUPA E SHQIPËRISË

GJYSMËFINALET

NDESHJET E PARA

26.03.2014

Kukësi-Teuta 3-2

Flamurtari-Skënderbeu 0-0

 NDESHJET E KTHIMIT

09.04.2014

Teuta-Kukësi 18:00

Skënderbeu-Flamurtari 18:00

Si kualifikohet Kukësi

 – Me çdo lloj fitoreje (1-0, etj.)

– Me çdo lloj barazimi (1-1, etj.)

– Me çdo lloj humbje duke u nisur nga rezultati 4-3

– Me humbje 3-2 dhe fiton nga seria e penalltive

 Si kualifikohet Teuta

– Me çdo lloj fitoreje, duke u nisur nga 1-0, 2-1

– Me fitore 3-2 dhe fiton nga seria e penalltive

Si kualifikohet Skëndërbeu

– Me çdo lloj fitoreje (1-0, etj.)

– Me barazimin 0-0 dhe fiton nga seria e penalltive

 Si kualifikohet Flamurtari

– Me çdo lloj fitoreje (1-0, etj.)

– Me barazim me gola (1-1, 2-2)

– Me barazimin 0-0 dhe fiton nga seria e penalltive

 SKËNDERBEU

Skënderbeu nuk ka mundur ta fitojë asnjëherë Kupën e Shqipërisë, pavarësisht se ka qenë katër herë në finale. Ja dhe statistikat:

Në gjysmëfinale: 9 herë (1958, 1960, 1962/63, 1964/65, 1965/66, 1975/76, 1979/80, 2012/13, 2013/2014) Në finale: 4 herë

(1958, 1964/65, 1975/76, 2011/12)

FLAMURTARI

Flamurtari e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë: 1984/85 1987/88 2008/09. Në gjysmëfinale: 24 herë (1949, 1951, 1960,  1963/64, 1964/65, 1980/81, 1981/82, 1982/83 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1998/99, 1989/90, 1990/91, 1991/92,  1995/96, 1996/97, 1998/99, 2008/09, 2011/12, 2013/14). Në finale: 11 herë

(1960, 1982/83, 1983/84, 1984/85, 1986/87, 1987/88, 1989/90, 1990/91, 1995/96, 1996/97, 2008/09)

 TEUTA

Teuta e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë në edicionet 1994/95, 1999/00, 2004/05. Në gjysmëfinale: 16 herë (1948, 1949, 1957, 1974/75, 1975/76, 1978/79, 1982/83, 1993/94, 1994/95, 1999/00, 2000/01, 2002/03, 2004/05, 2006/07, 2009/10, 2013/2014). Në finale: 9 herë (1957, 1974/75, 1993/94, 1994/95, 1999/00, 2000/01, 2002/03, 2004/05, 2006/07).

KUKËSI

Sezonin e kaluar në gjysmëfinale u eliminua nga Laçi. Në gjysmëfinale: 2 herë (2012/13, 2013/14)

Laçi, fituesi në fuqi

Fituesi (ende) në fuqi i kompeticionit është Laçi, që nga ana e tij mundi Bylisin (1-0) në finalen e sezonit ta kaluar. Laçjanët janë eliminuar këtë edicion nga Skënderbeu.

Rekordmenët e Kupës

Më shumë trofe në Kupë kanë Partizani dhe Tirana, të dyja nga 15, por të dy ekipet kryeqytetase nuk ia dolën të shkonin as në çerekfinale. Dinamo ka 13 kupa të fituara.

LIBRI I ARTË

I KUPËS SË

SHQIPËRISË

1939 Tirana

1948 Partizani

1949 Partizani

1950 Dinamo

1951 Dinamo

1952 Dinamo

1953 Dinamo

1954 Dinamo

1957 Partizani

1958 Partizani

1960 Dinamo

1961 Partizani

1963 Tirana

1964 Partizani

1965 Vllaznia

1966 Partizani

1968 Partizani

1970 Partizani

1971 Dinamo

1972 Vllaznia

1973 Partizani

1974 Dinamo

1975 Labinoti

1976 Tirana

1977 Tirana

1978 Dinamo

1979 Vllaznia

1980 Partizani

1981 Vllaznia

1982 Dinamo

1983 Tirana

1984 Tirana

1985 Tirana

1986 Flamurtari

1987 Vllaznia

1988 Flamurtari

1989 Dinamo

1990 Dinamo

1991 Partizani

1992 Elbasani

1993 Partizani

1994 Tirana

1995 Teuta

1996 Tirana

1997 Partizani

1998 Apolonia

1999 Tirana

2000 Teuta

2001 Tirana

2002 Tirana

2003 Dinamo

2004 Partizani

2005 Teuta

2006 Tirana

2007 Besa

2008 Vllaznia

2009 Flamurtari

2010 Besa

2011 Tirana

2012 Tirana

2013 Laçi

Dënohen Tirana dhe Skënderbeu

 Skënderbeu dhe Tirana, për sjellje të gabuar të tifozërive të tyre, për hedhje të sendeve të forta, mjeteve ndezëse në fushën e lojës si  dhe ofendimeve të vazhdueshme, dënohen secila me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës, bazuar në nenin 66.3/a të Kodit të Drejtësisë Sportive. Ekipi i Laçit, për sjellje të gabuar të tifozëve të tij dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohet me 20.000 lekë gjobë.

EKIPET E GJOBITURA DERI TANI

 Tirana  600 000 lekë

Kukësi 250 000 lekë

Partizani     200 000 lekë

Vllaznia 175 000 lekë

Skënderbeu 150 000 lekë

Teuta            150 000 lekë

Laçi              120 000 lekë

Bylis     100 000 lekë

Flamurtari 100 000 lekë

Kastrioti       50 000 lekë

Besa             50 000 lekë

Lushnja 30 000 lekë

Totali: 1 975 000 lekë

DËNIMET E FUSHAVE DERI TANI

 Pa spektatorë

Besa             2 ndeshje

Vllaznia 2 ndeshje

Bylis            2 ndeshje

Skënderbeu  2 ndeshje

Laçi              1 ndeshje

Partizani       1 ndeshje

Lushnja 1 ndeshje

Tirana   1 ndeshje

Totali: 12 ndeshje

Jashtë fushe

Kukësi 8 ndeshje

Flamurtari    4 ndeshje

Totali: 12 ndeshje

“Corriere dello Sport” u kushton një speciale dy gardianëve shqiptarë të klubit italian

 Berisha-Strakosha, portierët e së ardhshmes së Lacios

 Dy portierët shqiptarë që, aktivizohen te Lacio në Itali, Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha, ishin në qendër të një specialeje të gazetës së madhe sportive italiane “Corriere dello Sport”. “Janë që të dy të rinj dhe të zotë. Berisah mbërriti nga Suedia, nga Kalmari, u rrit diku tjetër, por është bërë i famshëm në Itali, me fanellën e Lacios. Është 25 vjeç, në rolin e tij është një nga protagonistët më “baby” në kampionat, pro megjithatë duket si një veteran, Seria A nuk i ka futur aspak frikën. Strakosha është më i vogël, 19 vjeç, dhe ka hyrë në akademinë laciale të moshave në vitin 2012, por ka arritur të imponohet si titullar me ekipin e të rinjve (fitoi kampionatin qershorin e kaluar). Është në hierarkinë e skuadrës së parë dhe është i treti pas Marketit e Berishës, rruga e tij është e destinuar të vazhdojë. Berisha e Strakosha janë të së njëjtës shkollë (shqiptare), kanë origjinë të përbashkët dhe një të ardhme të gjithën për ta jetuar”, shkruan gazeta italiane.

BERISHA – Zbarkoi gushtin e vitit të kaluar, i paracaktuar. Kur u paraqit e bëri me gjoksin ngritur, u kuptua menjëherë që kishte për ambicie bluzën me numrin një (në shpinë dhe në fakt). Etrit Berisha, titullari i Shqipërisë, padashur e vendosi në presion Marketin. Është e vërtetë, italiani vuajti nga problemet fizike, por rritja e Berishës nuk e la të qetë. Tare derdhi vetëm 400 mijë euro për të goditur konkurrencën: Berisha ishte një i panjohur për shumë, por jo për ekspertët. Lacio e mori edhe pse ishte në pritje të skadimit të kontratës së tij (me Kalmarin kishte një kontratë deri në dhjetor të vitit 2013). Kievo ishte e bindur se, e kishte prenotuar për vitin 2014, kur Berisha firmosi për Lacion, klubi i Kampedelit bëri një ankesë në FIFA. Skualifikimi do të vijë në sezonin e ardhshëm.

STRAKOSHA – Në të ardhmen është Thomas Strakosha, i ardhur nga Greqi, nga Panionos. Është lindur në Shqipëri, më 19 mars 1995, është djalë portieri. Babai i tij quhet Fotaq Strakosh, dhe ka qenë portier i Kombëtares shqiptare, ka qenë shok me Igli Taren për vite me radhë. Fotaq Strakosha e mbylli karrierën në vitin 2005 me Panionosn dhe qëndroi për të jetuar dhe punuar në Greqi si përgatitës portierësh (aktualisht është trajneri i Kombëtares U-19 shqiptare). Djali i tij, Thomas, gjeti hapësirë te të rinjtë e të njëjtit klub, dhe u bë i njohur në të gjithë Europën. Tratativa ishte e dhimbshme, duke lindur edhe një intrigë në merkato, që zgjati disa muaj. Për djaloshin interesohej edhe Roma e Sabatinit, transferimi i Strakoshës në ngjyrat verdhekuqe dukej i përfunduar. Tare nisi sulmin dhe fitoi derbin në merkato.