Sezoni i dobët i Liverpool, Klopp beson ende: Mund të bëjmë gjëra të mëdha

104
Sigal

Liverpool nuk po zhvillon një sezon pozitiv, por trajneri i tyre, Klopp ka besim te skuadra.

“Duhet të tregohemi të fortë dhe të japim gjithçka në fushë, por në të njëjtën kohë edhe ta shijojmë këtë që po bëjmë. Mendoj se jemi gati të arrijmë aty ku duhet për të minimizuar dëmet e këtij sezoni.

E kemi treguar në të kaluarën se mund të bëjmë gjëra të mëdha, kemi me vete tifozët dhe shpirtin e skuadrës. Do të rikthehemi dhe e rëndësishme është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Mendoj se kundërshtarët nuk janë shumë larg, por shpresoj t’i arrijmë” – Tha ai.