Sigal

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës në “San Siro”. duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit. Pasi mori vetëm katër pikë në tre ndeshjet e para, zikaltërit fituan me përmbysje ndaj Tottenham në Champions League dhe arritën dy fitore radhazi në Serie A.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Mauro Icardi shënoi golin e parë në këtë edicion të Serie A, teksa theu në gol një 11-metërsh. Ky ishte goli numër 11-të për të kundër Fiorentina, “viktima” e preferuar e argjentinasit.

Gjithsesi, kur nisi pjesa e dytë Fiorentina arriti të barazojë me anë të Federico Chiesa. Por 13 minuta para fundit, pas një kombinimi të bukur, Icardi shërbeu me finte për D’Ambrosio, i cili shënoi golin e fitores për vendasit që ngjiten në kuotën e dhjetë pikëve, pesë më pak se Juventus, që ka luajtur një ndeshje më pak. Dhjetë pikë ka edhe Fiorentina.