Seria A, Fiorentina i afrohet Europës, mposht Udinezen 3-0

653
Fiorentina ka arritur një fitore të thellë dhe të pastër përballë Udinezes me një takim të vlefshëm për llogari te Seria A.
Vjollcet ju afruan zonës europiane pas një fitoreje të thjeshtë ndaj Udineses, që kete sezon nuk po tregon nje futboll siç jemi mësuar ta shohim vitet e fundit, gjithsesi mbetet në “ujra” të qeta në klasifikim.
Fiorentina dominoi plotësisht përballjen me friulanët dhe rezultati 3-0 është treguesi, megjithatë skuadra e Sousës pati vështirësi vetëm sa gjeti golin e parë , i cili erdhi ne epilog te pjeses së parë me Valeron që zhbolloi ndeshjen në të 41-tën.
Në pjesën e dytë, Fiorentina jo vetëm menaxhoi rezultatin por arriti të thellojë më tej rezultatin, me Bubacar që ngriti shifrat në 2-0 në të 62-tën.
Ky ishte dhe goli i sigurise per vendasit.
Fitorja u vulos ndërkohë nga Bernardeschi që nga pika e bardhë regjistroi të tretën fitore radhazi 3-0 për të tijtë në “Franchi” ndaj Udineses.
Një fitore e rëndesishme për Fjoren , një mbremje për tu harruar per Udinezen.
Sigal