Seria A, askush nuk e do Europa Ligën

571
Inter humbi sërish me rezultatin 1-0 në Genoa, duke dërguar në shtatë, numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat.
Genoa shënoi në minutën e 70 golin e vetëm të takimit, me anë të sulmuesit maqedonas, Goran Pandev dhe hodhi një hap mjaft të rëndësishëm drejt sigurimit të qëndrimit në Serinë A.
Nga ana tjetër, Inter i Piolit nuk arriti të shënojë as me 11 metërsh me Candrevën, ndërsa e mbylli ndeshjen me 10 futbollistëm pas kartonit të kuq ndaj Kondogbia. 
Gjithsesi, duket se askush nuk e do Europa Ligën në Itali, pasi ekipet pretendente po vazhdojnë serinë e rezultateve negative. Krahas Interit, edhe Fiorentina u ndal në barazim 2-2 në Sasuolo, ndërkohë që vinte pas humbjes në Palermo javën e kaluar. 
Lazio e Strakoshës ka arritur të marrë një fitore spektakolare, 7-3 ndaj Sampdorias, e cila luajti me 10 futbollistë për rreth 75 minuta lojë. Në luftën për mbijetesë, si Empoli edhe Crotone arritën të marrin fitore në takimet respektive, duke lënë garën akoma të hapur. 
Seria A do të mbyllet në mbrëmje me ndeshjen Milan-Roma, ku kuqezinjtë do të tentojnë të vulosin kualifikimin për në Ligën e Europës, ndërsa Roma do të kërkojë të rikthehet te fitorja dhe vendi i tretë i renditjes.
Sigal