“Serbizimi” i futbollit shqiptar

578
Sigal

Fanellën e ekipe shqiptare e kanë veshur 32 lojtarë serbë. Këtë sezon do të luajnë dhjetë futbollistë

  

Shqipëria politike ka pasur gjithmonë raporte të vështira me Jugosllavinë, me përjashtim të periudhës së lumtur 1945-1947, kur atëherë u tha se ish-udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito, kishte në plan ta shndërronte vendin tonë në “Republikën e shtatë të Jugosllavisë”. Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të tensionuara para viteve 1990, por dhe pas ndryshimit të regjimit, nuk mund të themi kurrsesi se kanë qenë të ngrohta. Por, atë që nuk e ka bërë politika, e ka bërë sporti. Të paktën mbi 30 futbollistë serbë kanë luajtur apo vazhdojnë të luajnë në vendin, ku disa prej tyre kanë qenë me të vërtetë cilësorë, ashtu si shumë tjerë kanë qenë në nivelin e futbollistëve tanë, apo dhe më poshtë. Mlladen Bërkiç është një nga lojtarët serbë, që kujtohet ende në Shqipëri, madje arriti të bëhej edhe kapiten. Sulmuesi 31-vjeçar luan aktualisht në Hungari, me Zalaegerszegi TE. Në vendin tonë ai u bë i njohur te Apolonia e Fierit, kur ai luajti në sezonet 2008-2010, madje ai arriti të bëhej edhe kapiteni i ekipit fierak. Bërkiç, i cili dallohej për finesën e lojës së tij, por dhe realizmin e golave të shumtë (27 gola në 60 ndeshje), luajti edhe me fanëllën e Skënderbeut (korrik 2010-dhjetor 2010), Dinamos (janar 2011-qershor 2011), por dhe me Flamutarin (2011-2012), por me vlonjatët ishte një dështim i vërtetë.  Mbrojtësi i njohur serb, Ivan Gvozdenoviç, u bë i njohur në ambientin shqiptar, kur veshi fanellën e Tiranës në sezonin 2010-2011. Ish-lojtari i Cervena Zvezdës u aktivizua në 29 ndeshje, duke shënuar një gol dhe lënë një emër të mirë, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Gjatë sezonit të kaluar luajti për Skënderbeun (19 ndeshje), duke fituar dhe titullin kampion. Edhe këtë edicion ai do të jerë pjesë e korçarëve. Në edicionin 2011-2012 ishte dhe boshnjako-serbi nga Novi Pazari, sulmuesi Altin Gërboviç, i cili ka veshur edhe fanellën e Shkumbinit (2009-2011), dhe po atë sezon për peqinasit luajti edhe Ahmed Mujdragiç, por që të këta janë nga Novi Pazari, pra boshnjako-serbë. Në sezonin 2009-2010, në Korçë luajti mesfushori serb Marko Nestoroviç. Mbrojtësi Vladimir Jasiç luajti te Vllaznia, në edicionin 2010-2011 (26 ndeshje). Me Apoloninë ka luajtur mesfushori serb Milosh Jevdeviç (2010-2012). Tani ai do të luajë për Kukësin në sezonin 2012-2013. Mbrojtësi Petar Mudresha ka luajtur me Apoloninë, në sezonin 2010-2011, ku zhvilloi 15 ndeshje. Me Dinamon ka luajtur mbrojtësi Marko Putinçanin, i cili më parë kishte luajtur ndërmjet të tjërëve me Bezanjinën e Beogradit. Te Dinamo ka luajtur në sezonin 2005-2006, mesfushori serb Banimir Ivaniseviç, ndërsa në edicionin 2008-2009 u aktivizua Danilo Nikoliç, i ardhur nga Bezaninja e Beogradit. Në skuadrën e sezonit 2010-2011 ishte mbrotësi Milovan Miloviç. Mesfushori shkatërrues, Pedrag Mirçeta, i cili sezonin e fundit luajti në Maltë me skuadrën Mosta, ka veshur fanellën e Apolonisë në sezonin 2008-2009, duke shënuar 1 gol në 21 ndeshjet e tij me skuadrën fierake. Goran Miroviç është një tjetër lojtar serb, që ka veshur fanellën e Apolonisë (2009-2010), madje ka luajtur edhe për Gramshin e Kategorisë së Parë. Mesfushori Kenan Ragipoviç ka luajtur për Apoloninë (2009-2010, 27 ndeshje, 1 gol) dhe Kastriotin (2010-2011, 15 ndeshje). Apolonia ka qenë si “shtëpi” për koloninë serbe, pasi me fierakët ka luajtur edhe Aleksandër Sreçkoviç (2008-2009, 21 ndeshje, 1 gol). 31-vjeçari, përveç Shqipërisë ka luajtur dhe në Rumani. Sulmuesi Dushan Popoviç ka luajtur dy sezonet e fundit me Bylisin, duke shënuar 3 gola në 36 ndeshjet e luajtura. Elbasani ka pasur në gjirin e tij, në sezonin 2010-2011, mesfushorin serb Aleksandër Radoviç. Te Kastrioti, në sezonin 2010-2011 luajtën dy mesfushorë serbë: Filip Stojanoviç    dhe Kenan Ragipoviç, ndërkohë që krutanët kishin në grupin e lotarëve edhe katër kroatë. Sezonin e kaluar ishte Marko Putinçanin. Te Teuta, në sezonin 2006-2007 luajti mesfushori serb, Aleksandër Kovaç. Te Besa, këtë sezon do të luajë sulmuesi serb Bojan Maliniç, i cili më parë është aktivizuar në Rumani dhe Austri. Kastrioti ka në gjirin e tij mbrojtësin 26-vjeçar, Petar Borovicanin, me një të kaluar edhe në kampionatin polak. Te Apolonia, portieri serb Uros Davidoviç, fillimisht e kaloi provën, por pas pësimit të tre golave në një ndeshje miqësore, drejtuesit e klubit e përjashtuan  atë. Luftëtari prezantohet me mesfushorin 29-vjeçar Milan Nikoliç, por në vijën e parë të sulmit do të jetë sulmuesi 23-vjeçar, Aleskandar Miliç. Branko Milenkoviç do të jetë gati për Laçin, ndërkohë që sezonin e kaluar mbrojtësi 26-vjeçar u aktivizua në 16 ndeshje. Serbët janë të pranishëm edhe në Kategorinë e Parë, ku spikat Besëlidhja me Aleksandër Stojkoviçin, Milan Xhorxheviçin, Vojslav Trajkoviçin dhe Aleskandar Miliç             in. Te Elbasani ka luajtur mbrojtësi Duro Jandriç. Te Pogradeci i sezonit të kaluar luajti sulmuesi 25-vjeçar Vladimir Saviç.

FUTBOLLISTËT SERBË NË SHQIPËRI

Lojtari                                   Ekipi                     

Aleksandër Radoviç                        Elbasani

Ahmed Mujdragiç                            Shkumbini

Aleksandër Kovaç                            Teuta

Aleskandar Miliç                               Besëlidhja / Luftëtari

Altin Gërboviç                                   Shkumbini / Skënderbeu

Aleksandër Stojkoviç                      Besëlidhja

Branimir Ivaniseviç                          Dinamo

Bojan Maliniç                                     Besa

Branko Milenkoviç                           Laçi

Danilo Nikoliç                                     Dinamo

Dushan Popoviç                                Bylis

Duro Jandriç                                       Elbasani

Filip Stojanoviç                                  Kastrioti

Goran Miroviç                                   Apolonia/Gramshi

Ivan Gvozdenoviç                            Tirana/Skënderbeu

Kenan Ragipoviç                               Apolonia/Kastrioti

Marko Nestoroviç                            Skënderbeu

Marko Jovanoviç                              Vllaznia

Marko Putinçanin                            Dinamo/Kastrioti

Milan Nikoliç                                      Luftëtari

Milan Xhorxheviç                             Besëlidhja

Milovan Miloviviç                             Dinamo

Mlladen Bërkiç                                  Apolonia/Skënderbeu/Dinamo/Flamurtari

Milosh Jevdeviç                               Apolonia/Kukësi

Nikola Vukçeviç                                Vllaznia

Nemanja Laziç                                   Kastrioti

Petar Boricivanin                              Kastrioti

Petar Mudresha                               Apolonia

Pedrag Mirçeta                                 Apolonia

Vladimir Jasiç                                     Vllaznia

Vladimir Saviç                                    Pogradeci

Vojslav Trajkoviç                              Besëlidhja

Ljubisha Broçiç,

serbi që e bëri Shqipërinë,

kampione të Ballkanit

Shqipëria gjatë gjithë historisë së futbollistike me Kombëtaren e madhe ka fituar vetëm dy trofe ndërkombëtarë, Kampionatin Ballkanik të vitit 1946, të organizuar në Tiranë, dhe turneun “Rothmans” të zhvilluar në Maltë në vitin 2000, kur trajner ishte Medin Zhega. Pikërisht në trofeun e parë të Shqipërisë, dha kontributin e tij serbi Ljubisha Broshiç, një nga teknikët më të mirë të Ballkanit e më gjërë, i cili gjatë karrierës së tij të gjatë, drejtoi disa nga klubet më të mëdha në botë, si Juventusi e Barcelona. “Në vitin 1946, kur u organizua Ballkaniada në Shqipëri erdhi Ljubisha Broçiç. Një trajner i apasionuar, shumë i zoti. Nga më të mëdhenjtë e Jugosllavisë. Më vonë ai ka drejtuar Juventusin, Barcelonën. Broçiç gjithmonë e ka thënë se në Shqipëri kishte gjetur një kontingjent të shkëlqyer lojtarësh. Portier Xhakomino Pozelli, Sllave Llambi, Loro Boriçi, Qamil Teliti, Bule Vathi, Pal Mirashi, Besim Fagu, Zihni Gjinali. Humbëm fatkeqësisht 3-2 me Jugosllavinë, por mundëm Bullgarinë (2-0) e Rumaninë (1-0). Pasi fitoi Kampionatin Ballkanik, me mbarimin e kontratës në krye të skuadrës erdhi Adem Karapici.