Serbi-Shqipëri, rrëzohen akuzat për huliganin Bogdanov që hyri në fushë

459
Serbi- Prokuroria serbe rrëzon akuzat ndaj huliganit serb Ivan Bogdanov udhëheqësit të tifozëve “Ylli i Kuq” i cili hyri në mesin e fushës së blertë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ndërsa kishin shpërthyer incidentet ndaj lojtarëve kuqezi.
Kundër Bogdanov nisi hetimi paraprak për veprën penale të sjelljes së dhunshme në stadium ndërsa në fushën e stadiumit “Partizan” të Beogradit luhej ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Francë 2016.
Huliganit serb Ivan Bogdanov i ishte ndaluar hyrja në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri pasi më herët ishte dënuar me 3 vite e tre muaj burg në Itali për krijimin e trazirave gjatë ndeshjes Itali-Serbi të luajtur në Genova në vitin 2010.
Ndeshja u shoqërua me tensione që në nisje të saj kur tifozët serbë thërrisnin në kor “Vritini shqiptarët” ndërsa pas ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së madhe, tifozët u futën në fushën e blertë u futën pa u ndaluar nga policia ku dhunuan edhe lojtarët e kombëtares shqiptare. 
Sigal