Senati voton kundër, shuhet edhe shpresa e fundit për rikthimin e futbollit francez

284
Sigal

Janë shuar shumë shpejt shpresat për rikthimin e futbollit francez të mbyllur përpara kohe në fund të muajit prill si pasojë e masave të marra nga qeveria në vend për parandalimin e pandemisë. Disa prej klubeve të kryesuar nga Lyon besuan se ky vendim mund të përmbysjes pas amendamentit të paraqitur nga 72 senatorë.

Lille Osc V Olympique Lyonnais Ligue 1

Por ndryshimet në ligjin për menaxhimin e pandemisë në Francë janë hedhur poshtë nga senati, duke lënë në fuqi vendimin e marrë për pezullimin e sezonit. Një goditje e rëndë për Lyon që mbetet jashtë Kupave të Europës për herë të parë në dy dekadat e fundit. Gjithsesi, për Lyon mbetet vetëm rruga e drejtësisë administrative, teksa më 4 qershor Këshilli i Shtetit do të mblidhet për të vendosur përfundimisht.