Seanca stërvitore e paradites, Kombëtarja vazhdon përgatitjet për “finalen” ndaj Turqisë

517
Sigal

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parashikuar në orën 10:30. Kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja po vazhdojnë me intensitet përgatitjet për ndeshjen e 11 tetorit në transfertë ndaj Turqisë.

Një takim i cili do të jetë vendimtar për vazhdimësinë e kuqezinjve në këtë fushatë eliminatore të europianit. Një rezultat maksimal do të bënte që Shqipëria të ishte plotësisht në garë për të synuar më pas kualifikimin.

Sakaq, tekniku Reja nuk do të ketë të gatshëm Elseid Hysajn. Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit në kampionat me Napolin dhe nuk do të jetë i në dispozicion për sfidat me Turqinë e më pas ndaj Moldavisë, po në transfertë.