Salah i mahnit të gjithë, festë e çthurur mes Shaqirit e Klopp

495
Sigal

Mohamed Salah ishte fantastik në fitoren 2-0 që skuadra e tij, Liverpool mori ndaj Chelsea

Egjiptiani realizoi një gol spektakolar nga rreth 40 metra, duke vulosur fitoren e “The Reds”. Realizim i cili gëzoi tej mase trajnerin e tij, Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqirin.

Futbollisti i kombëtares zviceriane me origjinë shqiptare mori vendin e Salah në limitet e kohës së rregullt. Gjithsesi kjo nuk e pengoi që të festonte me teknikun gjerman, i cili ka besuar shumë te aftësitë e 28 vjeçarit.

Me këtë fitore Liverpool është në garë me Manchester Cityn për titullin kampion të Premier League, teksa mban vendin e parë me 2 pikë më shumë se “Qytetarët”. Vlen të përmendet se City ka një takim më shumë për të zhvilluar.