Goli i dytë personal në takimin kundër Cverna Zvezdës kishte një vlerë të veçantë për yllin egjiptian, Mohamed Salah. Sulmuesi 25-vjeçar u ngjit në kuotën e 50 golave me fanellën e Liverpulit dhe iu desh vetëm pak më shumë se një sezon për të arritur këtë numër jubilar.

Golin e parë me fanellën e të kuqve, Salah e shënoi në takimin kundër Uotford, pas një asistimi nga Firminjo, ndërsa goli i 50-të erdhi falë një penalltie kundër Cverna Zvzedës, sfidë e vlefshme për Ligën e Kampionëve.