Sainz triumfon për herë të parë në F1, Verstappen e mbyll i shtati

130
Sigal

Karlos Sainz ka fituar garën e parë në karrierën në Formula 1. Piloti i Ferrarit, i cili e nisi i pari, ia doli të festonte në pistën e Silverstone, në Britani.

Ai la pas Sergio Perez të Red Bull Racing, ndërsa në podium e mbylli edhe Lewis Hamilton, i cili në xhirot e fundit befasoi Leclerc të Ferrarit.

Probleme me gomat pati kampioni Max Verstappen, i cili garën e sotme e mbylli në vendin e shtatë dhe mbetet lideri i kampionatit botëror të Formula 1.